LAJMI I FUNDIT:

Nexhmi Rudari shërohet nga coronavirusi

Nexhmi Rudari shërohet nga coronavirusi

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, është shëruar nga coronavirusi.

Rudari ka thënë se e ka kaluar sfidën e përballjes me COVID-19, dhe se nga nesër do të rikthehet në punë, transmeton Telegrafi.


“Të dashur qytetarë. Të nderuar familjarë dhe miq. Me ndihmën e Zotit dhe me kujdesin dhe këshillat e ekspertëve shëndetësorë e kalova edhe sfidën e përballjes me COVID-19. Me shëndet jam shumë mirë dhe nesër do të rikthehem në punë, për të vazhduar shërbimin ndaj qytetarëve llapjanë”, ka shkruar ai në Facebook.

Rudari ka falënderuar të gjithë ata që kanë treguar kujdes ndaj tij.

“Ju falënderoj për mesazhet, thirrjet dhe kujdesin e treguar ndaj meje dhe ju lutem shumë të gjithëve, respektoni rregullat e institucioneve shëndetësore. Ruajeni vetën dhe familjet tuaja”./Telegrafi/