Prej ditësh opozitari më i njohur rus, Aleksej Navalny, ndodhet në koma dhe po trajtohet që nga fundjava në Berlin. Rasti i tij le shumë pyetje të hapura.
Pas transportit të kritikut të njohur të Kremlinit, Aleksej Navalny në Berlin në spitalin e njohur Charite në fundjavë, mjekët kanë kryer kontrolle të zgjeruara. Detaje për gjendjen e tij shëndetësore priten ndoshta gjatë të hënës, sipas Charite. Mjekët duan të shprehen pas përfundimit të kontrolleve diagnostifikuese dhe ujdisë me familjen. Sipas të dhënave të rrethit të afërt të tij, Navalny me gjasë është helmuar gjatë një fluturimi nga Tomsku, (20.08) ku ai pasi piu një çaj ra në koma dhe u detyrua të trajtohet me emergjencë në metropolin siberian Omsk.
Qeveria gjermane ka sqaruar të hënën, se Aleksej Navalny që po trajtohet në Berlin nuk është i ftuar i qeverisë gjermane. Zëdhënësi, Seibert theksoi të hënën në Berlin, se “nuk ka ftesë zyrtare”. Kancelarja Merkel ka treguar vetëm gatishmërinë e saj, Navalnyt me gjasë të helmuar dhe me dëshirën e familjes t’i mundësohet udhëtimi për arsye humanitare. Transporti dhe trajtimi janë organizuar privatisht. Në Berlin klinika e Navalnyt ruhet nga nëpunës të Zyrës Federale të Kriminalistikës. “Në fund të fundit bëhet fjalë për një pacient, ndaj të cilit me gjasë mund të jetë ushtruar një sulm helmimi”, tha Seibert. “Prandaj ishte e qartë, që pas mbërritjes së tij, do të merreshin masa mbrojtëse.”
Dyshimi për helmim – pritja e provave
Po ashtu qeveria gjermane është shprehur të hënën për një helmim të mundshëm të Navalnyt. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert “për shkak se ka disa gjasa që mund të flitet për sulm helmues, mbrojtja është e nevojshme”. Qeveria gjermane ka kërkuar “transparencë të plotë” në sqarimin e rastit. “Dyshimi është, se Navalny është helmuar, për këtë ka disa raste të dyshuara në historinë më të re ruse”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane.
Më i rezervuar është shprehur ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në Kiev. Ai nuk do të bëjë ende deklarata për shkaqet e sëmundjes së Navalnyt. “Bëj pjesë tek ata, që vlerësimin e tyre e bazojnë tek faktet”, tha Maas gjatë një vizite në kryeqytetin ukrainas, Kiev. “Për rastin Navalny mungojnë ende shumë fakte, mjekësore, por me gjasë edhe kriminologjike, dhe duhet që t’i presim ato.”
Për kreun e grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, EVP), Manfred Weber të duket “afër mendjes” që shteti rus ka të bëjë diçka më sëmundjen e papritur të kritikut të Kremlinit. Në median gjermane, Bild, në formatin televiziv “Pyetjet e duhura” ai tha të dielën, se beson, se presidenti rus, Putin në situatën aktuale “është i aftë për shumë gjëra.” “Këtu bën pjesë edhe eliminimi i njerëzve.”
Weber tha se Putini ndodhet aktualisht “nën presion”, duke iu referuar zgjedhjeve lokale në shtator në disa rajone në Rusi. Vlerat e sondazheve për presidentin dhe partinë e tij nuk janë të mira. Kësaj i shtohet stanjacioni i ekonomisë ruse. “Këta të gjithë janë faktorë që e vënë masivisht nën presion sistemin Putin”, ka thënë Weber. Sipas tij, krahas politikanit të njohur opozitar, Navalny ka edhe shumë njerëz në Rusi që po ngrihen kundër sistemit. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze