Rënie të suksesit në mësime, probleme në socializim e me probleme të tjera psikologjike mund të përballen fëmijët dhe nxënësit nëse do të vazhdojnë të qëndrojnë larg objekteve shkollore.
Kthimin e nxënësve në shkolla e sheh si të domosdoshme sociologu Besim Gollopeni, i cili thotë se nëse një gjë e tillë nuk ndodh nxënësit do të përballen me probleme në të ardhmen.
Duke qenë se deri më tani Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka marrë vendim se si do të zhvillohet procesi mësimor për këtë vit shkollor, Gollopeni insiston që të gjenden forma që nxënësit të kthehen në bankat shkollore pa iu rrezikuar shëndeti nga infektimi me COVID-19.
Sociologu Gollopeni në një intervistë për KosovaPress, thotë se institucionet duhet të bëjnë një analizë nga njohësit e fushës së arsimit por edhe të shkencave sociale, për të analizuar se cilat janë efektet e kthimit dhe moskthimit në bankat shkollore.
“Si e para, si e dyta shoqërohet me rreziqe jashtëzakonisht të mëdha, madje moskthimi në bankat shkollore fëmijët apo nxënësit tanë do t’i përcjellë dhe për vite të tëra me efekte të shumë anshme si në aspektin e socializimit, po ashtu edhe në aspektet psikologjike, po edhe në aspektin e mësim nxënies pa dyshim do të reflektojë jashtëzakonisht shumë tek fëmijët. Andaj paraprakisht besoj fort që institucionet tona do të vlerësojnë gjendjen aktuale të shëndetit publik, pastaj do të shikojnë gjendjen ekzistuese të infrastrukturës shkollore të cilën ne e kemi për secilën komunë”, thotë ai.
Gollopeni thotë se vet objekti shkollor krijon një ambient më pozitiv për nxënësit, e që sipas tij kjo do të ndikonte që atë të jenë më të shoqërueshëm me bashkëmoshatarët, por edhe më të suksesshëm në mësime.
“Nëse ekspertët, njohësit e fushës dhe institucionet gjegjëse vlerësojnë se ne kemi infrastrukturë të mjaftueshme atëherë kthimi në bankat shkollore është i pazëvendësueshëm dhe nuk ka gjë tjetër që mund të zëvendësojë kthimin në bankat shkollore. Kur e them këtë jo vetëm për aspektet sociale dhe psikologjike, por marrë parasysh edhe rrethanat sociale dhe ekonomike në të cilën ndodhet sot vendi ynë. Mos të harrojmë që rreth 50 për qind e popullatës sot ndodhet në një varfëri dhe në një papunësi të lartë”, thekson ai.
Në rast të moskthimit të të gjithë nxënësve në shkolla, Gollopeni thotë se është e domosdoshme që një gjë e tillë të bëhet për fëmijët e klasave të para, të dyta, gjashta dhe të dhjeta.
“Klasën e parë çdo fëmijë në moshën e hershme mezi e pret dhe është kurioz për të parë, për të eksploruar se çfarë i sjell ambienti shkollor, mjedisi shkollor, për t’u socializuar me bashkëmoshatarët e tyre, për t’u njohur akoma më shumë me mësimdhënësin e tyre i cili është në një formë një prind i dytë i këtyre fëmijëve. Por, kjo është fondamentale sidomos për këtë klasë, për këtë kategori kthimi në bankat shkollore. Andaj unë nga këtu apeloj tek institucionet që të bëjnë çmos që është e mundur që klasën e parë dhe klasën e dytë, që fatkeqësisht ka pasur ngecje apo i ka zënë në gjysmë vjetorin e dytë pa e përfunduar klasën e parë, të kthen në bankat shkollore, të gjenden solucione apo alternativa të cilat mundësojnë apriori ruajtjen e shëndetit. Insistoj kategorikisht që kjo kategori apo klasa e parë dhe e dytë, por edhe klasa e gjashtë dhe klasa e dhjetë të bëhet përpjekje maksimale që të kthehen në klasë, po posaçërisht klasa e parë dhe e dytë domosdoshmërish duhet të gjendet zgjidhje”, potencon ai.
Sociologu Gollopeni, deklaron se Ministria e Arsimit por edhe institucionet e tjera duhet të gjejnë zgjidhje që ky vit shkollor të fillojë në objektet shkollore, por duke u siguruar që të mos rrezikohet shëndeti i nxënësve.
“Nuk kemi nevojë të shkojmë në klasa me 40 nxënës për klasë, të reduktojmë numrin e nxënësve nëpër klasa, kjo është njëra prej elementeve fondamentale. E dyta, që është shumë e rëndësishme është monitorimi dhe kontrolli, ndërtimi i mekanizmave që përcjellin mobilizimin e mësimit, organizimin dhe funksionimin, lëvizjet e nxënësve nëpër hollët apo korridoret e shkollave dhe çdo gjë tjetër që çon në ruajtjen e shëndetit në shkolla. E fundit, bashkëpunimi më i ngushtë me familjet, me prindërit, bashkëpunimi me komunitetin e bënë më të lehtë procesin mësimor, por natyrisht edhe më pak me rreziqe apo efekte negative siç është pra situata me COVID-19”, thotë ai.
Procesi mësimor ishte ndërprerë më 12 mars si masë parandaluese për përhapje të virusit COVID-19, e i cili më pas kishte vazhduar online.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka paraparë fillimin e vitit të ri shkollor sipas tre skenarëve, ku skenari A përfshin mësimin me prezencë në institucionet shkollore me masat parandaluese, skenari B nënkupton rikthimin e pjesshëm me mësim të kombinuar-prezencë dhe mësim në distancë dhe skenari C mësimi në distancë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët