Pirja e lëngut të shegës mund të mbrojë trurin, zemrën dhe nyjat
Falë shumë trendeve të njohura të dietës, lëngu i frutave dhe perimeve tani është i duhuri nëse po kërkoni një ‘goditje’ të fuqishme të mikronutrientëve që rritin shëndetin – gjithashtu është i shijshëm.
Në veçanti, lëngu i shegës duket se ka një mori përfitimesh për trupin tuaj.
Lëngu i shegës vjen nga farërat e vockla që e përbëjnë atë dhe pasi të dëgjoni se si mund t’i sjellë dobi zemrës, trurit, zorrëve dhe shumë më tepër, ju mund të dëshironi të merrni parasysh shtimin e tij në dietën tuaj.
Shegët marrin ngjyrën e tyre të ndritshme të kuqe nga kombinimet e bimëve antioksiduese të quajtura polifenole. Në fakt, është treguar se lëngu i shegës në të vërtetë përmban tre herë më shumë antioksidantë sesa çaji jeshil dhe vera e kuqe!
Përfitimet e lëngut të shegës për trupin tuaj
Të tërë karakteristikat e lëngut të shegës që rrisin shëndetin janë për shkak të përmbajtjes së lartë të saj antioksiduese dhe vitaminës C, pasi përmban 40 për qind të vlerës suaj të nevojshme për një ditë në një frut. Falë atyre antioksidantëve, pija e shijshme funksionon shumë për të qetësuar inflamacionin.
Inflamacioni kronik është një gjendje e cila ka qenë e lidhur me disa sëmundje të tjera si sëmundje të zemrës, mbipesha, Alzheimer dhe diabeti i tipit 2. Studimet kanë treguar që “punicalagins”, një antioksidant i fuqishëm në shegë, mund të zvogëlojë inflamacionin në traktin e tretjes.
Hulumtime shtesë kanë zbuluar se kombinimet në shegë gjithashtu ulën ndjeshëm shenjat e inflamacionit në pacientët me diabet. Një studim tregoi se pirja e lëngut të shegës uli ndjeshëm kolesterolin “e keq” të LDL në ata me diabet të tipit 2. Hulumtimet e mëtutjeshme kanë demonstruar që pirja e lëngut të shegës mund të mbrojë kolesterolin LDL nga oksidimi në gjak, i cili është një shenjë kryesore e fillimit të sëmundjes së zemrës.
Së fundmi, lëngu i shegës gjithashtu ka demonstruar një aftësi për të ndihmuar në uljen e presionit të gjakut. Meqenëse lëngu i shegës qetëson inflamacionin, nuk është për t’u habitur që është gjetur gjithashtu se ndihmon me probleme të tilla si dhimbja e nyjave dhe artriti. Studimet laboratorike kanë treguar që ekstraktet e shegës bllokojnë enzima që dëmtojnë nyjat tek njerëzit me oste artrit.
Pasi që ka disa shënues inflamatorë të përfshirë në humbjen e kujtesës dhe fillimin e Alzheimer, lëngu i shegës është potencuar gjithashtu si një ilaç i mundshëm. Një studim i 28 të moshuarve që u ankuan për kujtesën e tyre zbuluan se pirja e 300 mililitra me lëng shege në ditë përmirësoi dukshëm shënuesit e kujtesës vizuale dhe verbale.
Duke pasur parasysh të gjitha këto përfitime të lëngut të shegës, ne nuk mund të themi se ju fajësojmë nëse jeni gati të filloni ta përdorni, por veproni me kujdes. Ju mund ta gjeni atë në dyqane, por sigurohuni që të kërkoni versione që nuk përmbajnë sheqer të shtuar, pasi përmban vet sasi të mjaftueshme sheqeri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?