LAJMI I FUNDIT:

Një asteroid pritet të fluturojë pranë Tokës një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Një asteroid pritet të fluturojë pranë Tokës një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Një ditë para se presidenti amerikan Donald Trump të përballet me rizgjedhje, asteroidi 2018VP1 fluturon pranë Tokës.

Më 2 nëntor 2020 – saktësisht një ditë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, një asteroid do të fluturojë përsëri relativisht afër Tokës.


NASA e tha këtë njoftim dje, transmeton Telegrafi.

Sidomos në mediat amerikane, kjo rrethanë ofron aktualisht mundësi për tituj të shumtë në mediat e SHBA-së.

Shansi që 2018VP1 të godasë tokën tonë është – sipas standardeve astronomike – relativisht i lartë.

Sipas NASA Asteroid Watch, është 0.41 për qind. Në asnjë rast nuk duhet të keni frikë nga një skenar tjetër, sepse asteroidi është jashtëzakonisht i vogël – diametri i tij vlerësohet në më pak se 3 metra.

Sipas parashikimeve, distanca me Tokën më 2 nëntor 2020 do të jetë 0.0028 njësi astronomike ose rreth 420,000 kilometra. Nëse 2018VP1 hyn në atmosferën tonë, do të digjej në atmosferë për shkak të madhësisë së tij të vogël.

Madhësia e tij është gjithashtu arsyeja pse nuk është në listën e objekteve të rrezikshme të NASA-s. Ata duhet të kenë një diametër të paktën 140 metra.

Vetëm disa ditë më parë, një tjetër asteroid bëri tituj në të gjithë botën.

Më 16 gusht 2020, trupi qiellor 2020 QG fluturoi aq afër Tokës sa asnjë asteroid tjetër më parë. Distanca në planetin tonë ishte vetëm 2.950 kilometra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori