Sonte zhvillohet ndeshja e 10-të mes tyre, PSG me bilanc më të mirë se Bayerni – të gjitha përballjet direkte
Paris Saint Germain dhe Bayern Munich do të jenë përballë njëra tjetrës në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Dy gjigantët evropianë janë duke kaluar nëpër një formë fantastike dhe do të luajnë për herë të parë mes vete në një finale ‘Champions’-i.
Gjithsesi PSG dhe Bayern janë përballur nëntë herë deri më tani mes vete, ku tetë ndeshje kanë qenë në kuadër të garës më të madhe evropiane për klube dhe vetëm njëherë në International Champions Cup.
Nga nëntë përballjet deri më tani, PSG ka bilanc më të mirë me pesë fitore dhe katër humbje, ku njëra nga to u pësua pikërisht dy vite më parë në ICC.
Për herë këto dy skuadra u përballën në grupet e Ligës së Kampionëve më 14 shtator të vitit 1994 ku PSG triumfoi me rezultat 2-0.
Edhe në ndeshjen kthyese në Munich, parisienët triumfuan me rezultat minimal 0-1.
Tri vite më vonë, Bayerni e shënoi fitoren e parë në Ligën e Kampionëve ndaj PSG-së, ku në Munich triumfoi me rezultat të thellë 5-1.
Ndërkohë po të njëjtin vit, parisienët kishin triumfuar me rezultat 3-1 në Parc de Princes.
Gjithsesi nga nëntë përballjet e deritanishme interesant është fakti se asnjëherë dy skuadrat nuk kanë barazuar.
Pesë nga to i ka fituar PSG, ndërsa katër sfida të tjera i kanë takuar bavarezëve.
Sonte do të zhvillohet ndeshja e 10-të mes këtyre dy gjigantëve evropianë, ndërsa si asnjëherë më parë fituesi i këtij takimi do ta marrë edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.
Nëntë përballjet mes PSG dhe Bayern Munich:
1994, CL: PSG – Bayern Munich 2-0
1994, CL: Bayern Munich – PSG 0-1
1997, CL: Bayern Munich – PSG 5-1
1997, CL PSG – Bayern Munich 3-1
2000, CL: PSG – Bayern Munich 1-0
2000, CL: Bayern Munich – PSG 2-0
2017, CL: PSG – Bayern Munich 3-0
2017, CL: Bayern Munich – PSG 3-1
2018, ICC: Bayern Munich – PSG 3-1
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë
Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja
San Marino nuk është më kombëtarja më e dobët në botë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë