LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Londër ‘bosi’ shqiptar i trafikut të emigrantëve, kërkohej nga Franca

Arrestohet në Londër ‘bosi’ shqiptar i trafikut të emigrantëve, kërkohej nga Franca

Kalimi me gomone i emigrantëve nga Franca drejt Anglisë është kryefjalë e medias britanike muajin e fundit.

Më shumë se 5,000 persona kanë mbërritur në këtë formë në brigjet e jugut të Anglisë.


Gazeta “Sunday Express” i ka kushtuar një shkrim të gjatë sot se kush janë organizatorët e këtij trafiku që prodhon miliona euro.

Policitë e vendeve evropiane kanë lëshuar 20 urdhër arresti ndërkombëtar ndaj atyre që janë të përfshirë në këtë trafik. Duke iu referuar kësaj gazete, Top Channel raporton se në Angli është arrestuar një shqiptar që kërkohet nga Franca për trafik emigrantësh drejt Anglisë.

Ai është Fredi Nika, 47-vjeç, i arrestuar në zonën Edgware, në veri të Londrës. Franca ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Nikën.

Gazeta shkruan se Fredi Nika mbërriti në Angli në vitin 1999 dhe iu dha e drejta e azilit. Nika është dënuar në qershor 2019, në mungesë me 5 vite burg nga një gjykatë franceze për trafik njerëzish.

Gjykatës së ekstradimeve Westminster Magistrates në Londër iu tha se sipas konkluzioneve të procesit gjyqësor në Francë, rezulton se Nika ishte kreu një organizate kriminale shqiptare që sillte emigrantët në Francë e më pas kundrejt shumës 8,000 deri 9,000 stërlina i çonte në Angli.

Sipas gjykatës franceze cituar nga “Sunday Express”, nga shkurti deri në prill 2016, Fredi Nika udhëhoqi 11 operacione trafiku nga Franca për në Angli. Në procesin e ekstradimit, Fredi Nika mohoi përfshirjen në trafik emigrantësh dhe ngriti pretendimin se dikush i kishte vjedhur identitetin.

Megjithatë gjykatësja britanike Nina Tempia tha se ai duhet të ekstradohet në Francë nga ku mund të aplikojë për t’u rigjykuar. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori