LAJMI I FUNDIT:

Lamtumira emocionuese nga Kombëtarja, Mavraj njofton se më nuk do të luaj për Shqipërinë

Lamtumira emocionuese nga Kombëtarja, Mavraj njofton se më nuk do të luaj për Shqipërinë

Çdo fillim e ka edhe një fund dhe kështu i erdhi fundi edhe aventurës së Mërgim Mavrajt me Kombëtaren e Shqipërisë.

Mbrojtësi shqiptar u afrua tetë vite më parë në Kombëtare dhe që nga dita e parë ka qenë njëri nga më të mirët dhe më meritorët për sukseset e Shqipërisë.

Megjithatë duke parë se janë afruar shumë futbollistë të rinj, Mavraj ka vendosur t’i jap fund aventurës së tij me Shqipërinë, duke u pensionuar nga Kombëtarja.


34-vjeçari e ka marrë këtë vendim për tu larguar ku ka falënderuar familjen dhe të gjithë për mbështetjen e deritanishme.

Qendërmbrojtësi shqiptar që ka bartur edhe shiritin e kapitenit te Kombëtarja, ka thënë se ka qenë krenari për të ta vesh fanellën kuqezi.

Në tetë vite si pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, Mavraj ka zhvilluar 50 ndeshje, ku ka shënuar edhe tre gola.

Istogasi është njëri nga lojtarët më meritorë për suksesin historik të Shqipërisë me kualifikimin në Kampionatin Evropian, Euro 2016.

Futbollisti shqiptar do të vazhdoj karrierën në nivel klubesh, ku aktualisht është pjesë e skuadrës gjermane Greuther Furth.

Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Mavrajt:

Unë dua të them faleminderit

Përshëndetje,

Kanë kaluar gati 8 vite që prej shtatorit të 2012-ës, kur unë debutova për herë të parë me Kombëtaren Kuq e Zi, vite të cilat mbase nuk janë të shumta, porse emocionet, sfidat, sakrificat, rëniet, ngritjet dhe sukseset kanë qenë të mëse të mjaftueshme për të skalitur në brendësinë time përjetime të rralla dhe të pashlyeshme. Ky rrugëtim më ka ofruar mundësinë që ta njoh dhe me mirë vendin tim, njerëzit e vendit tim por dhe vet veten time dhe jo vetëm, si shkak i këtij rrugëtimi dhe sportin arrita ta njoh dhe me mirë.

https://www.instagram.com/p/CEOuVP4ogg0/

Mirëpo si çdo rrugëtim dhe ky e ka një fund, dhe ky fund është më se i lumtur. Ndaj për këtë dëshiroj të falënderoj të gjithë bashkëshoqëruesit e mi duke filluar nga Familja ime, miqtë e mi, ndjekësit e Kombëtares Kuq e Zi, Presidentin Armando Duka, Kolegët e mi dhe të gjithë Stafet Teknike me të cilët kam punuar, edhe pse gjithsecili prej tyre meriton një falënderim personal jam i detyruar që të gjithë falënderimet ti përmbledh në këto pak rreshta.

Mbi të gjitha falënderimet është falënderimi ndaj Zotit, i cili ma mundësoj këtë fund të lumtur.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin tonë shqiptar !
Zoti na e mundësoftë që Një Flamur të jetë simboli ynë !

Përzemërsisht,
Mërgim Mustafë Mavraj

/Telegrafi/

Mergim Mavraj. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Premier League

"Vetëm Ronaldo mund ta kthejë penalltinë në një moment viral” - ylli portugez shënon golin e parë për vitin 2025

Ligat tjera
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

La Liga
Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Premier League
Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Premier League
Kalo në kategori