LAJMI I FUNDIT:

Osmani uron Xhaferin për rizgjedhje në postin e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Osmani uron Xhaferin për rizgjedhje në postin e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani e ka uruar z.Talat Xhaferin për rizgjedhje në postin e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

Telegrami i plotë:

I nderuar z.Xhaferi,


Në emër timin personal dhe të Kuvendit të Kosovës, pranoni urimet e përzemërta me rastin e rizgjedhjes në detyrën e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut!

Kam besimin e plotë se në këtë mandat tuajin do ta intensifikojmë bashkëpunimin ndërmjet parlamenteve të të dy vendeve, duke shkëmbyer praktikat dhe përvojat parlamentare, si dhe duke zhvilluar diplomacinë parlamentare.

Rritja e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut do të jetë një fuqizim i demokracisë, hapje e perspektivës evropiane dhe forcim i marrëdhënieve ndëretnike, në funksion të një Maqedonie të Veriut stabile dhe me orientim evropian.

Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut tradicionalisht kultivojnë marrëdhënie miqësore në të gjitha sferat! Ndaj, në një kohë të afërme, pres një vizitë tuajën zyrtare në Republikën e Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin bilateral si dhe për të hapur perspektiva të reja në interes të të dy shteteve fqinje. /Telegrafi/