Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell mësohet se së fundmi ka pasur një bisedë me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergey Lavrov, për situatën në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.
“Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojë në përpjekjet për të lehtësuar një mënyrë paqësore dhe konstruktive për të dalë nga kriza. Në këtë drejtim, BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i çuar më tej ato nëse kërkohet. Si një shtet anëtar i OSBE-së, Përfaqësuesi i Lartë shpresonte se Rusia mund të ketë një ndikim pozitiv në mbështetjen e propozimeve të tilla.” thuhet në deklaratën e publikuar nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, EEAS.
Kujtojmë se më herët ishte kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE-së i cili pati një bisedë telefonike me Lavrov për sa i përket krizës në Bjellorusi. Rama ka shprehur se është i gatshëm që të vizitojë Minskun në mënyrë që të bisedojë me palët politike dhe të lehtësojë mundësinë e zgjidhjes së krizës mes tyre.
Në mbështetje të iniciativës së Ramës ka dalë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët i kanë bërë thirrje Minskut që të pranojë ofertën e ndërhyrjes së OSBE-së.
Ndërkohë sipas deklaratës të bërë sot nga shërbimi diplomatik i BE thuhet se përfaqësuesi i lartë shprehu qëndrimin e Bashkimit Evropian ku konsideron se zgjedhjet e fundit në Bjellorusi nuk ishin as të lira dhe as të drejta, dhe se BE-ja pra nuk i njeh rezultatet.
Përfaqësuesi i Lartë, Borrell theksoi se situata në Bjellorusi ka vëmendjen më të madhe të Bashkimit Evropian, siç reflektohet nga takimet e fundit të Ministrave të Jashtëm të BE-së më 14 gusht dhe Kryetarëve të Shteteve ose Qeverive të BE-së më 19 gusht.
Pas dy telefonatave midis Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentit Rus Vladimir Putin të martën 18 gusht dhe të enjten 20 gusht, Përfaqësuesi i Lartë Borrell përsëriti nevojën për një dialog gjithëpërfshirës kombëtar në Bjellorusi që çon në një zgjidhje konstruktive dhe paqësore në lidhje me të drejtat themelore të njerëzve. Sipas tij një ndërhyrje e jashtme negative duhet të shmanget.
Përfaqësuesi i Lartë Borrell nënvizoi mesazhin e qartë të BE për përkrahjen e pavarësisë, sovranitetit të Bjellorusisë dhe zgjedhjes demokratike të popullit të Bjellorusi, si dhe të drejtat dhe liritë e tyre themelore.
Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojë në përpjekjet për të lehtësuar dhe mundësuar një mënyrë paqësore dhe konstruktive për të dalë nga kriza. Në këtë drejtim, BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i çuar më tej ato nëse kërkohet. Si një shtet anëtar i OSBE-së, Përfaqësuesi i Lartë shpresonte se Rusia mund të ketë një ndikim pozitiv në mbështetjen e propozimeve të tilla.
Përfaqësuesi i Lartë i tregoi gjithashtu Ministrit të Jashtëm Lavrov se Bashkimi Evropian po punon për sanksione që synojnë të ndëshkojnë ata që janë përgjegjës për dhunën, shtypjen e protestave paqësore dhe falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve në Bjellorusi.
Borrell riafirmoi vendosmërinë e tij për të vazhduar të punojë me Rusinë, pjesëmarrësit e tjerë të mbetur të JCPOA dhe bashkësinë ndërkombëtare për të ruajtur marrëveshjen/ Top Channel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare: Të kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Dy të arrestuar në Lipjan për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve
Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali