Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Rama në emisionin “Hashtag” në RTV Dukagjini ka thënë se me mësimin online fëmijët kanë mbetur mbrapa.
“Nëse nuk kthehen fëmijët në shkollë plan programet janë të pamundura të arrihen”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Rama thotë se protokollet që janë diskutuar nga grupet punuese i mbrojnë shumë mirë nxënësit në objekte shkollore.
“Nëse respektohen këto protokolle fëmijët më të mbrojtur do të jenë në shkollë se në lagjet e tyre ku jetojnë. Ne jemi dëshmitarë ku fëmijët luajnë së bashku në lagje dhe është e pamundur mbyllja e tyre”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës thotë se për ta si komunë të tri skenarët e propozuar nga MASHT-i janë të implementueshëm.
“Kthimi i nxënësve në shkolla është lehtë i implementueshëm në fshatra pasi maksimumi kanë 15 nxënës në klasë ndërsa ka klasë që kanë edhe pesë nxënës. Nuk është e drejtë që atyre të iu kërkojmë të bëjnë mësim online kur i kanë kushtet për të mbajtur mësim në shkollë”.
“Shkollat e qytetit mund të kenë kthim të pjesërishëm në shkolla. Do të bazohemi në specifikat e shkollave. Klasa e parë dhe e dytë do të mbajnë mësim çdo ditë në shkollë, mirëpo në dy grupe të ndara me nga tri orë mësimore me nga 30 minuta”.
Drejtoresha e Arsimit thotë se është e pamundur që klasat e para dhe të dyta të mund të zhvillojnë mësim nga distanca dhe sipas saj është e sigurt se ata do të kthehen në bankat shkollore.
Ajo thotë se nëse vërehet se ndonjë nxënës ka nevojë për mësim plotësues do të punohet më të individualisht.
Rama thotë se një tjetër skenarë është vetëm mësim online dhe sipas saj tashmë kanë filluar përgatitjet për xhirimin e njësive mësimore dhe transmetimin e tyre në RTK.
Rama ka thënë se nga e marta pritet që shkollat e Prishtinës të furnizohen me mjetet higjienike, dezinfektues e gjithçka që parashihet në protokoll./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje