Njerëzit në të gjithë botën po protestojnë kundër masave që janë futur për shkak të coronavirusit.
Shumica janë të zemëruar për gjobat drakoniane të vendosura nga autoritetet për mos vendosjen e maskës.
Gjersa në disa vende evropiane mund të gjobiteni nga 20 deri në disa qindra euro, në Indonezi do të mund të zgjidhni formën e dënimit, transmeton Telegrafi.
Përkatësisht, pasi që edhe “goditja” në xhep nuk i qytetëroi qytetarët dhe nuk mundi t’i detyrojë të mbanin pajisje mbrojtëse, policia filloi të zbatojnë një sistem të ri të dënimit – turpërimin në publik.
Kështu që disa ditë më parë, një djalë që kaloi një pikë kontrolli pa maskë, duhej të bënte pompa para syve të policisë.
Ata nuk janë të vetmit që kryejnë “dënime të çuditshme”. Në Tajlandë, një djalë duhej të këndonte me zë të lartë në mes të rrugës himnin kombëtar. Në Java, ata që nuk respektojnë masat u detyruan të shkojnë në funeralet e viktimave të coronavirusit, në mënyrë që të vetëdijesohen.
Kishte gjithashtu raste kur qytetarët duhej të pastronin hapësirat publike duke veshur një jelek portokalli ku shkruhej “Unë shkela masat e zyrtarëve shëndetësorë”.
Për të gjithë ata që mendojnë se kjo është një mënyrë mizore e ndëshkimit, ata duhet të hetojnë se çfarë po ndodh në Ganë. Atje, qytetarët mund të marrin deri në 10 vjet burg për mospërmbushje të masave dhe të paguajnë gjobë prej 8,800 eurove nëse kapen pa maskë.
Në Tajlandë, një familje nga Zvicra u dënua me dy muaj burg sepse hëngrën darkë në oborr kur filloi shtetrrethimi. Ata u kapën nga policia duke ngrënë supë në oborr, 20 minuta pasi filloi shtetrrethimi dhe menjëherë u arrestuan.
Pronari i një restoranti në Malajzi po vuan dënimin me pesë muaj burg sepse vendosi të punoj edhe pse është dashur të vetizolohet për shkak të infektimit me coronavirus.
Në Singapor, taksisti u dënua me katër muaj burg sepse shkroi një mesazh në Facebook, duke pohuar se kishte dëgjuar që dyqanet do të funksiononin vetëm dy herë në javë. Megjithëse e fshiu mesazhin pas 15 minutash, qytetarët filluan blerjet në panik gjersa u dënua për shkaktimin e panikut dhe përhapjen e lajmeve të rreme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Trump, gazetares afgane: Nuk po e kuptoj asnjë fjalë që po thoni
Ukraina dhe Rusia tashmë janë përpjekur të negociojnë, por gjërat nuk shkuan mirë
Netanyahu i dha Trumpit një pejxher ari për nder të operacionit kundër Hezbollahut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin