LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Arsimit me njoftim të rëndësishëm për studentët që kanë aplikuar për bursa

Ministria e Arsimit me njoftim të rëndësishëm për studentët që kanë aplikuar për bursa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë një sqarim lidhur me ndarjen e bursave për vitin 2019/2020.

MASH bën të ditur se rezultatet e përfituesve të bursave ende nuk janë publikuar, për shkak se disa nga listat e dërguara nga universitet publike nuk kanë qenë të kompletuara, transmeton Telegrafi.

“MSH ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët elitarë të universiteteve publike të niveleve Baçelor dhe Master për vitin akademik 2019-2020 dhe duke marrë parasysh rrethanat e shkaktuara nga pandemia COVID-19, MASh vendosi që aplikimi për këtë vit të bëhet përmes Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve të Universiteteve publike. Pra, studentët është dashur të aplikojnë në institucionet ku ata studiojnë.


Ndërkohë, rezultatet e përfituesve të bursave ende nuk janë publikuar nga MASh, për arsye se, Komisioni për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020 i MASh ka konstatuar se një pjesë e listave të dërguara nga universitetet publike (respektivisht Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Gjakovës), nuk e kanë pasur dokumentacionin e kompletuar siç është kërkuar”, thuhet në njoftim.

MSH tutje në njoftim thotë se “Komisioni ka konstatuar se, listat përfundimtare me përfitues duhet edhe njëherë të shikohen nga universitetet dhe të dërgohen të qarta, me emrat e përfituesve”

“Gjatë ditës së sotme i kanë dorëzuar në MASh listat edhe Universiteti i Prishtinës dhe ai i Gjakovës, prandaj MASh njofton se Komisioni brenda Ministrisë gjatë ditës së hënë (24 gusht 2020) do ta mbajë takimin për të shqyrtuar dokumentacionin e kompletuar të të gjitha universiteteve publike dhe të përfundojë këtë proces”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori