LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk tani është personi i katërt më i pasur në botë

Elon Musk tani është personi i katërt më i pasur në botë

Ai tani është personi i katërt më i pasur në botë. Pas rritjes së stokut Tesla, vlera e tij neto u rrit gati 8 miliardë dollarë.

Bosi i Tesla, Elon Musk është ngjitur në vendin e katërt në indeksin e miliarderëve të Bloomberg, i cili rendit njerëzit më të pasur në botë.

Pasi që aksionet e Teslas u rritën me 11 pikë përqindjeje në 1.835.64 dollarë të hënën, vlera neto e CEO-s u rrit me 7.78 miliardë dollarë.


Musk zotëron më së shumti aksionet e Tesla me 20.8 për qind, transmeton Telegrafi.

Ai kaloi ngushtë sipërmarrësin francez Bernhard Arnault, pasuria e të cilit është 84.6 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa pasuria e Elon Musk është 84.8 miliardë dollarë.

Ndërsa gara për vendin e 4-të është shumë afër, 3 vendet e para janë në epërsi.

Shefi i Facebook, Mark Zuckerberg thuhet se ka një pasuri prej 99.08 miliardë dollarë amerikanë, themeluesi i Microsoft Bill Gates thuhet se ka 121 miliardë dollarë pasuri, kurse në vendin e parë është themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, i cili, sipas Indeksit të Miliarderëve, thuhet se zotëron 188 miliardë dollarë pasuri. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori