LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të themelimit të Ligës Mbarëshqiptare të Basketbollit

Në pritje të themelimit të Ligës Mbarëshqiptare të Basketbollit
(Foto: basketbolli.com)

Basketbolli shqiptar së shpejti do të ketë ligën mbarëkombëtare. Për këtë gjë, sot (e enjte) ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës, të kryesuar nga Arben Fetahu.

Në këtë takim koordinues u diskutua për marrëveshjen që pritet të nënshkruhet mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për themelimin e Ligës Mbarëkombëtare Shqiptare të Basketbollit, e cila mundëson zhvillimin e garave mes klubeve të Kosovës dhe Shqipërisë.


Kryetari Fetahu e njoftoi ministren Dumoshi se orientimisht në pjesën e parë të shtatorit marrëveshja pritet të nënshkruhet në Tiranë mes dy federatave në prezencën e ministreve homologe.

(Foto: basketbolli.com)

Po ashtu, kreu i FBK-së, Arben Fetahu, e informoi ministren edhe për problemet me të cilat po ballafaqohen basketbollistët dhe federata për shkak të pandemisë. Ai tha se po presin kur autoritetet do të lejojnë zhvillimin e stërvitjeve dhe garave nëpër palestra dhe menjëherë të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri.

Nga ana e saj, ministrja Dumoshi, u shpreh se mirëpret nismën për themelimin e Ligës Mbarëkombëtare dhe MKRS-ja është e gatshme që të mbështesë këtë ligë në bazë të kapaciteteve të mundshme të saj.

(Foto: basketbolli.com)

Po ashtu, ministrja tha se në koordinim me autoritetet përgjegjëse shtetërore, do të angazhohet që sa më shpejt që është e mundur të lejohet nisja e garave për sezonin e ri në basketboll.

Ministrja i informoi krerët e FBK-së edhe për mbështetjen që do të kenë basketbollistët nga fondi emergjent i MKRS-së, ku ata pritet të përfitojnë drejtpërsëdrejti.

(Foto: basketbolli.com)

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori