LAJMI I FUNDIT:

“Fëmijë të ’90-tave”, ky është momenti juaj për të fituar!

“Fëmijë të ’90-tave”, ky është momenti juaj për të fituar!

“Vitet ’90-të” është pikërisht tema e pyetjeve sot në kuizi Tap n’Temë. E ai apo ajo që i mban mend më mirë ngjarjet e kësaj dekade të rëndësishme fiton një Samsung Galaxy A20.  

Ju mund të regjistroheni direkt këtu për të luajtur sot në quiz prej orës 20:00.

Tap n’Temë është një prej kategorive të TapQuiz, quizit interaktiv online nga gjirafaVideo.

Çdo të enjte, live prej orës 20:00, Tap n’Temë i jep mundësinë mijëra lojtarëve të luajnë me pyetje rreth temave të ndryshme, që vetë atë i zgjedhin nëpërmjet një votimi online.


“Vitet ’90-të” pra ishte tema më e votuar e javës së kaluar në këtë quiz kaq modern dhe sot, 15 pyetjet e quizit do jenë pikërisht rreth ndodhive, personaliteteve, shoubizit, historisë e gjithçkaje tjetër me rëndësi që ka ndodhur gjatë atij 10 vjeçari.

Lojtarët më të mirë, që arrijnë të grumbullojnë më shumë pikë përgjatë lojës, në fund fitojnë 3 shpërblime, të cilat është pak t’i quash fantastike. Ja cilat janë ato:

Vendi i parë sot fiton Samsung Galaxy A10
Vendi i dytë merr Set Bvlgari
Set me maska, dezinfektues për duar dhe sipërfaqe shkon për Vendin e Tretë

Natyrisht, edhe për komentuesin më të mirë jepet një shpërblim i këndshëm nga GjirafaMall.

Si në çdo TapQuiz, tashmë me formatin e ri, edhe në Tap n’Temë sonte loja do të nisë me Raundin 50/50 i cili përfshin pesë pyetjet e para. Në këtë raund, ju luani gjithnjë me dy alternativa, E vërtetë ose E gabuar. Nëse përgjigjeni saktë edhe shpejt brenda 5 sekondave për secilën pyetje, mund t’i fitoni deri në 500 pikë.

Prej pyetjes së gjashtë deri në atë të dhjetën, zhvillohet Raundi Klasik, ku rregullat e lojës tashmë janë të njohura për lojtarët besnikë të TapQuiz. Katër alternativa për secilën pyetje, një përgjigje e saktë, 10 sekonda kohë në dispozicion dhe deri në 1000 pikë për çdo përgjigje të saktë.

Por Raundi Bonus është ai ku gjërat bëhen më interesante. Në këtë raund, i cili nis prej pyetjes së 11-të deri në të 15-tën, ju luani me të njëjtat rregulla sikurse në Raundin Klasik, veçse një përgjigje e saktë këtu vlen shumë më shumë! Ky raund jep mundësinë e fitimit të bonus pikëve, saktësisht 1500 pikë për çdo pyetje!

Për të mos u humbur kjo lojë, që veçantinë e ka se mund të luhet nga kudo, kushdo, mjafton të keni një telefon dhe qasje në internet.

Nëse kjo është hera e parë që doni të luani në TapQuiz, ndiqni këto hapa të thjeshtë për t’u bërë pjesë e lojës:

Hyr në gjirafavideo.com dhe Kyçu në llogarinë tënde në Gjirafa. Nëse nuk ke llogari, e krijon një shumë shpejtë me të dhënat tuaja bazike

Shkoni në seksionin LIVE TV dhe klikoni mbi videon e parë live – Tap n’Temë (Vitet ’90) -20.08.2020 by gjirafaVideo.

Klikoni në “Hyr në quiz”, që gjendet poshtë videos (nëse je nga telefoni) ose djathtas videos nëse je nga laptopi.

Të gjithë ne i kemi jetuar Vitet ’90-të, vite që kanë shënuar ndryshime të jashtëzakonshme në botë. Kështu që, ç’po prisni, regjistrohuni këtu dhe bëhuni gati të zhyteni në ujërat e nostalgjisë sot prej orës 20:00!

Në trend Magazina

Më shumë

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Kalo në kategori