LAJMI I FUNDIT:

​Likaj: Presim së shpejti publikimin e vendimit dhe datën kur do të fillojë mësimi

​Likaj: Presim së shpejti publikimin e vendimit dhe datën kur do të fillojë mësimi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim pune ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, me të cilin ka biseduar rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor në kohën kur vendi vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19.

Në takim u konfirmua se po punohet maksimalisht që mësimi të fillojë i rregullt me prezencën fizike të nxënësve dhe mësimdhënësve nëpër shkolla, i planifikuar mirë përmes tre skenarëve me specifika të ndryshme, jo vetëm për komuna të caktuara, por edhe për shkolla.

Kryetari Haziri ka njoftuar ministrin Likaj për të gjitha përgatitjet që deri më tani i ka bërë Komuna e Gjilanit dhe Task-Forca për arsimin.


“E kam njoftuar ministrin Likaj për të gjitha përgatitjet që i ka bërë Komuna e Gjilanit me Drejtorinë e Arsimit, por gjithashtu edhe për sfidat që do të na presin brenda këtij viti shkollor, infrastrukturën shkollore, mësimin profesional dhe çështje tjera që janë në interes të zhvillimit të arsimit, si prioritet kryesor në Komunën e Gjilanit”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa, ministri Likaj, ka potencuar se janë të vendosur që mësimi të fillojë normalisht, duke i zbatuar të gjitha kriteret e parapara në manualin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Presim së shpejti publikimin e vendimit dhe datën kur do të fillojë mësimi. Në këto kushte pandemie, jemi shumë të kënaqur me përgatitjet për fillimin e mësimit. Gjithashtu, kemi biseduar edhe për angazhimin e mësimdhënësve rezervë dhe studentëve të Fakultetit të Edukimit në procesin mësimor. Kemi tre skenarë, të cilët janë në funksion në bazë të gjendjes me pandeminë, i fundit është ai për mësimin në distancë, por do të punohet që mësimi të mbahet në shkolla me masa mbrojtëse dhe kujdes maksimal”, ka thënë ministri Likaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori