LAJMI I FUNDIT:

Facebook dhe Instagram fshijnë faqe dhe grupe që nxisin urrejtje, racizëm e konspiracione

Facebook dhe Instagram fshijnë faqe dhe grupe që nxisin urrejtje, racizëm e konspiracione

Facebook ka hequr ose kufizuar më shumë se 10,000 grupe, faqe dhe llogari në Instagram të lidhura me QAnon, në përpjekjen e fundit të platformës së madhe të mediave sociale për të luftuar rritjen e teorive të konspiracionit që cenojnë përdoruesit dhe publikun në përgjithësi, shkruan The Guardian.

Veprimet e fundit janë rezultat i një zhvendosjeje në politikën e kompanisë drejt lëvizjeve që “kanë demonstruar rreziqe të konsiderueshme për sigurinë publike”, por nuk plotësojnë kriteret për një ndalim të plotë, siç janë grupet që nxisin urrejtje.

Facebook tashmë ka hequr më shumë se 790 grupe dhe 100 faqe të lidhura me QAnon, u tha të mërkurën. Rrjeti social bllokoi gjithashtu 300 hashtags të QAnon dhe hoqi 1.500 reklama.


Kompania ka identifikuar 1,950 grupe shtesë, 440 faqe dhe më shumë se 10,000 llogari në Instagram të lidhura me QAnon të cilat do të kufizohen dhe mund të hiqen por që janë në pritje të shqyrtimit.

“Vetëm pse një faqe ose një grup nuk është hequr nuk do të thotë se nuk do t’i nënshtrohet heqjes së shpejti,” tha një zëdhënës i kompanisë i cili kërkoi të mos identifikohej për arsye sigurie.