LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla në Uashington: Dialogu të përmbyllet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues

Haradinaj-Stublla në Uashington: Dialogu të përmbyllet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, të mërkurën është takuar me James Carafano, Zëvendës Presidentin e “Heritage Foundation”, një prej institucioneve më prestigjioze për politikat demokratike e shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Biseduam për zhvillimet politike në rajon, veçanërisht për dinamikat rreth dialogut Kosovë-Serbi, duke theksuar domosdoshmërinë që ky proces të përmbyllet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, tha kryediplomatja e Kosovës.


Sipas një njoftimi, duke shprehur falënderime të përzemërta këtij fondacioni për qëndrimin që ka mbajtur ndaj pavarësisë së Kosovës dhe proceseve në vijim në forcim të subjektivitetit ndërkombëtar, ministrja Haradinaj Stublla kujtoi edhe mbështetjen e dhënë për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Shpreha falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme që Heritage Foundation ka dhënë në avancimin e prioriteteve politike të Kosovës dhe posaçërisht në mbështetjen e dhënë në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri”, tha Ministrja HaradinajStublla, e cila sot ka filluar vizitën e saj zyrtare në Washington DC. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori