Kryeministri Avdullah Hoti ka folur edhe për një laborator PCR për testimin e rasteve me coronavirus që po përgatitet ta ndërtoj Serbia në veri të Kosovës.
Hoti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se menaxhimi i pandemisë nuk mund të bëhet në mënyrë të ndarë nga shtetet veç e veç.
“Duhet vepruar ashtu siç po veprojnë shtetet e Bashkimit Evropian”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryeministri thotë se Kosova ka kapacitete të limituara dhe nevojitet bashkëpunim për të përballuar rastet me coronavirus.
“Ne shumë shpejt do t’i pajisim edhe qendrat rajonale me aparatura për testimin e COVID-19 ku do të katërfishojmë numrin e testeve. Duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset e nevojshme, duhet të bashkëpunojmë edhe me Serbinë që të menaxhojmë me situatën”.
Hoti thotë se Serbia e keqpërdori donacionin prej 1000 testeve që i dha Kosovës dhe sipas tij edhe ndërtimin e një laboratori për testimin e rasteve me COVID-19 ajo mund të bëjë politikë.
“Ne pranojmë donacione dhe ndihma nga të gjitha shtetet pa përjashtim, pavarësisht se Serbia edhe viktimat e luftës i politizon. Nëse Serbia e përdorë këtë donacion për qëllime politike do të ishte për keqardhje. Ne do të komunikojmë më shumë për këtë çështje edhe me partnerët ndërkombëtarë”, tha ndër të tjera Avdullah Hoti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos