LAJMI I FUNDIT:

Vdes nga COVID-19 një punëtor shëndetësor në Viti

Vdes nga COVID-19 një punëtor shëndetësor në Viti

Një punëtor i  Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Vitisë, Vjollca Kadolli.

“Vdes edhe një punëtor i QKMF-së në Viti nga COVID19, vozitësi z.Feti Bajrami. Në orët e pasdites sot ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare Feti Bajrami- vozitës i pacientëve me hemodializë në QKMF-së Viti. Feti Bajrami ka lindur në fshatin Tërpezë në vitin 1956 dhe është punësuar në QKMF-Viti në vitin 2000 , ku ka punuar deri kohën e fundit kur është atakuar nga sëmundja COVID 19. Gjatë kohës që ka punuar në QKMF është shquar për urtësi, sjellje korrekte me pacientët dhe kolegët”, ka shkruar ajo në Facebook.


Kadolli ka ngushëlluar familjen e Feti Bajrami.

“Në emrin tim dhe të personelit të QKMF-së shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe qytetarëve vitias. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, kolegu ynë”, vijon shkrimi i saj.

Si pasojë e COVID-19, në Kosovë kanë humbur jetën 425 persona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kalo në kategori