LAJMI I FUNDIT:

Gjermania po trajton përplasjet e veturave në Berlin si sulm islamik

Gjermania po trajton përplasjet e veturave në Berlin si sulm islamik

Gjashtë persona u plagosën në një seri përplasjesh me vetura, të cilat u shkaktuan nga një burrë 30-vjeçar irakian, gjatë udhëtimit për në Berlin. Prokuroria po e heton si sulmi ekstremist.

“Sipas informacionit aktual, ai ishte një sulm i motivuar me baza ekstremiste”, tha një zëdhënës i prokurorisë për revistën Focus, raporton BBC. Ai shtoi se ka indikacione që 30-vjeçari ka probleme psikologjike.


Prokuroria nuk zbuloi identitetin e të dyshuarit, i cili është nën hetime për vrasje në tentativë.

Gjashtë persona u plagosën, tre prej tyre seriozisht. Përplasjet në tre lokacione të ndryshme çuan në mbylljen e plotë të njërës prej rrugëve kryesore në Berlin, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale kanë raportuan se burri, i cili po drejtonte një veturë Opel Astra, më vonë u ndal në rrugë dhe vendosi një kuti në çatinë e veturës, duke pretenduar se brenda kishte eksploziv.

Njësitë speciale hapën kutinë, por gjetën vetëm mjete në të. Disa media raportuan se burri bërtiti “Allahu Akber” ndërsa doli nga automjeti. Policia arrestoi të dyshuarin.

Ndryshe, incidenti shkaktoi bllokime të mëdha trafiku të martën mbrëma. Rreth 300 njerëz kishin ngecur në rrugë me orë të tëra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori