Flora Gjonbalaj, teknike e anestezionit që punon në Repartin e Anesteziologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tashmë e një muaj ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit, që shkakton sëmundjen COVID-19.
Flora, e cila punon qe 16 vite në këtë repart, dyshon se është infektuar nga kolegët e saj, punonjës shëndetësorë.
Gjonbalaj, e cila është edhe kryetare e Shoqatës së Infermierëve të Anestezionit dhe të të sëmurëve kritikë, mendon se është e nevojshme që testimi i stafit mjekësor të bëhet në mënyrë të rregullt.
“Kjo është një pakujdesi e madhe. Unë mendoj se testimi duhet të bëhet në mënyrë të rregullt për personel shëndetësor, pasi është nevoja e madhe për staf mjekësor”, thotë ajo.
Gjonbalaj thotë se edhe pse vazhdimisht ka pasur kontakte më personat e infektuar më coronavirus, testin ka arritur ta bëjë vetëm pas shfaqjes së simptomave.
“Testimet janë bërë me kërkesën tonë, kemi qenë këmbëngulës për t’u testuar”, tha Gjonbalaj për Radion Evropa e Lirë.
Pritja e rezultateve, deri në 5 ditë
Edhe Federata Sindikale e Shëndetësisë në Kosovë po kërkon urgjentisht të bëhen më shumë teste për coronavirus, për punëtorët shëndetësorë, në mënyrë që situata të jetë në kontroll.
Kryetari i kësaj sindikate, Blerim Syla, tregon se deri 1.100 ka shkuar numri i mjekëve, infermierëve dhe stafit përcjellës të infektuar me coronavirus, kurse nuk dihet numri i personave të izoluar.
Nga mungesa e personelit shëndetësor, thotë Syla, kujdesi ndaj pacientëve po rrezikohet.
“Unë kam insistuar vazhdimisht tek Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) që të kenë prioritet punëtorët shëndetësorë në testime”, thekson Syla.
Përveç nevojës së testimeve, Syla thotë se edhe rezultatet e testimeve duhet të publikohen shumë shpejtë, sepse sipas tij, mungesa e stafit mund të paraqesë sfidë serioze në trajtimin adekuat të pacientëve, jo vetëm me COVID-19, por edhe rastet tjera.
“Ajo që më brengos mua është se rezultatet vijnë vonë. Kjo duhet të jetë prioritet, jo pse janë punëtorë shëndetësorë, por këta duhet të ofrojnë shërbime mjekësore. Imagjino, nëse ka simptoma dhe punëtori sot e bënë testin, duhet të pres 4 deri në 5 ditë për rezultate. Po shpresojmë që të rriten kapacitetet në Institut dhe atëherë mos të kemi më probleme”, tha Syla .
Infektologu Salih Ahmeti, thotë se testimi i personelit mjekësor është i një rëndëise të veçantë, pasi përveç që rrezikohet shëndeti i tij, rrezikohet ofrimi i shërbimeve mjekësore ndaj pacientëve.
“Testimet e shpeshta të tyre na japin një pasqyrë më të qartë për personat e mundshme, sidmos që kanë infeksion dhe parandalimin e tyre, pasi COVID-19, është sfidë të veçantë në mesin e shumë sfidave tjera, ka format asimptomatike dhe përhapjen e infeksionit nga personat asimptomatikë”, tha Ahmeti për Radion Evropa e Lirë
Në Ministrinë e Shëndetësisë ndërkaq pohojnë se punëtorët shëndetësor testohen sipas indikacioneve mjekësore dhe sipas prioriteteve.
Nga Zyra për informim e kësaj ministrie, thonë se “prioritet kanë stafi që ofron shërbime mjekësore drejtpërdrejtë me personat e infektuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton coronavirusi” .
Në përgjigje ndërkaq thuhet se “shumica nga ta tashmë e kanë kaluar coronavirusin, por ka edhe të atillë që janë në mjekim”.
Janë bërë gjashtë muaj prej raportimit të rasteve të para me coronavirus në territorin e Kosovës. Deri më tani, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 416, i të infektuarve në 11.686 ndërsa janë shëruar gjithsej 7.562 persona.
Aktualisht në Kosovë, raste aktive me sëmundjen COVID-19, që e shkakton coronavirusi i ri janë 3.708.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 544 pacientë, prej tyre 439 janë të infektuar me coronavirus dhe po trajtohen në klinika dhe spitale.
Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 19 pacientë janë në respiratorë, 22 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 358 të tjerë janë me oksigjenoterapi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën