LAJMI I FUNDIT:

Angelina Jolie thotë se po kalon kohë të mirë me gjashtë fëmijët gjatë karantinës

Angelina Jolie thotë se po kalon kohë të mirë me gjashtë fëmijët gjatë karantinës
Angelina Jolie (Foto: Getty Images/Guliver)

Angelina Jolie është plotësisht e lumtur derisa po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Aktorja së fundmi ka folur për E!News rreth kalimit të kohës shtesë në shtëpi me gjashtë fëmijët e saj.

“E dini, unë kurrë nuk kam qenë ajo që e vlerësoj relaksimin”, tha Jolie, 45 vjeçare. “Më pëlqen rrëmuja”.


Angelina Jolie me familjen e saj (Foto: Getty Images/Guliver)

Jolie është nënë e Maddox, 19 vjeçar, Pax, 16 vjeç, Zahara, 15 vjeçare, Shiloh, 14 vjeçe dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12 vjeçë, të cilët i ndan me ish-in e saj, Brad Pitt.

Si aktore, producente dhe humanitare, ajo është mjaft e zënë me një numër takimesh të rëndësishme nga shtëpia, por nuk është për t’u habitur nëse ajo përballet me ndonjë ndërprerje.

“Unë kam pasur takime të nivelit të lartë me qen, topa, fëmijë dhe gjëra të tjera”, ka thënë ajo. “Ju thjesht kënaqeni duke qenë njerëzorë me të gjithë të tjerët dhe duke qeshur rreth kësaj”.

Angelina Jolie (Foto: Getty Images/Guliver)

Ylli i “Maleficent” tha se ajo përpiqet të ‘bëjë oraret në shtëp'” në mënyrë që të sigurojë ‘një strukturë të vogël’, por njëri prej fëmijëve të saj ka një aftësi për organizim.

“Vajza ime Zahara është më e mirë në organizimin e gjërave sesa unë,” tha Jolie.

Siç do të ishte e përshtatshme për një yll të ekranit, Angelina po mban fëmijët të argëtuar me filma thuajse çdo natë.

“Epo, ne jemi të gjithë. Pra, të gjashtë fëmijët, duke qëndruar me pizhama me shumë kokoshka dhe plot argëtim”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Angelina Jolie (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Kalo në kategori