LAJMI I FUNDIT:

Bëni kujdes! Si lidhet obeziteti i nënës me zhvillimin e trurit të fëmijës

Bëni kujdes! Si lidhet obeziteti i nënës me zhvillimin e trurit të fëmijës

Obeziteti është një shqetësim i jashtëzakonshëm i viteve të fundit. Kequshqyerja sjellë obezitet dhe pasojat për shëndetin janë të rrezikshme

Mesa duket ka një periudhë përgjatë të cilës obeziteti është shumë më i rrezikshëm sesa në kushte të tjera dhe kjo periudhë është shtatzënia.


Sipas një studimi të botuar në revistën “Journal of Child Psychology & Psychiatry”, obeziteti ndikon në dy zona të trurit, që luajnë një rol kryesor në vendimmarrje dhe sjellje.

Obeziteti tek një grua shtatzënë mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit të fetusit. Sipas studiuesve pesha e tepërt e grave shtatzëna mund të pengojë zhvillimin e trurit të foshnjave që në tremujorin e dytë.

Moriah Thomason, autore e studimit, u shpreh: “Gjetjet tona pohojnë se mbipesha mund të luajë një rol në zhvillimin e trurit të fetusit, gjë që mund të shpjegojë disa nga shqetësimet konjitive dhe shëndetësore metabolike që shihen te fëmijët e lindur nga nënat mbipeshë.”

Ekipi hulumtues duke përdorur imazhe MRI për të matur aktivitetin e trurit të fetusit arritën në përfundimin se shanset që fëmijët të lindnin me probleme të ndryshme shëndetësore ishin më të mëdha tek nënat që vuanin nga obeziteti. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Gjithçka që duhet të dini për pilulën e abortit

Gjithçka që duhet të dini për pilulën e abortit

Shtatzëna
Kalo në kategori