Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse e kryefjala e tij do të jetë njohja reciproke. Kështu thanë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, por njohësit e çështjeve politike po vlerësojnë se pjesë e këtij procesi do duhet të ishte edhe opozita.
Në takimin për dialog mes Kosovës dhe Serbisë në Washington në fokus të diskutimit do të jetë bashkëpunimi ekonomik, kështu u rikonfirmua edhe një herë nga Zyra e Kryeministrit, Avdullah Hoti, teksa u përmend përsëri synimi final, njohja reciproke.
“Në takimin e Uashingtonit në fokus të diskutimit do të jetë bashkëpunimi ekonomik. Mirëpo, siç e dini tashmë, është qëndrim i prerë i kryeministrit Hoti dhe i Qeverisë së Kosovës se asnjë temë tjetër nuk mund të zgjidhet pa njohjen e ndërsjellë. Si në Uashington, ashtu edhe në Bruksel, në krye të delegacionit të Kosovës do të jetë kryeministri Hoti, të cilin do ta shoqërojnë ministra të resorëve përkatës të Qeverisë së Kosovës, si dhe anëtarë të stafit/këshilltarë të tij, thuhet në përgjigjen e Xhavit Beqirit.
Lëvizja Vetëvendosje po thonë se nuk do të jenë pjesë e dialogut sepse sipas tyre qeveria aktuale nuk ka legjitimitet brenda vendit e as politik të mirë jashtë tij.
“Në këto situata kur kemi një qeveri që nuk ka as legjitimitet së brendshmi e as politika të mirëfillta së jashtmi, është e pa menduar mirë që të bëhemi pjesë e dialogut që për fat të keq së fundmi po quhen negociata e jo dialog”, deklaroi Arbërie Nagavci.
Analisti, Rasim Alija vlerson se pjesë e këtij delegacioni për dialog do duhej të ishte edhe opozita.
“Idealja do të ishte nëse Kosova do të përfaqësohej në dialog me një platformë të përbashkët dhe në ekipin negociues të përfshihej edhe opozita”, deklaroi Rasim Alia.
Arbër Fetahu, nga Grupi Për Studime Juridike dhe Politike, thotë se Kosova duhet të mbështet tek strategjia për dialog, dhe të mos bie pre e rrethanave të tjera.
“Shpejtësia nuk duhet të jetë faktori kryesor i një marrëveshje. Kosova duhet ta përcaktojë strategjinë e saj drejt një marrëveshje që ka rëndësi për të tashmen dhe të ardhmen”, deklaroi Arbër Fetahu.
Marrëveshjet e fundit të arritura me përkrahjen amerikane, ishte marrëveshja ajrore, për hekurudhat dhe për autoudhët. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor, jo Kuvendi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite