Mungesa e vitaminës B12 në organizëm, është një nga më të përhapurat. Edhe pse ka zgjidhe, kjo mungesë shfaq probleme të shumta shëndetësore
Një nga problemet më të mëdha që ajo shfaq është gjendja e ankthit dhe mungesë e theksuar e energjisë.
Nëse ndjeheni të irrituar më shumë sesa zakonisht dhe nuk arrini dot të përqendroheni, por nuk keni ndonjë shqetësim madhor ose ndonjë arsye shëndetësore për të pasur të tilla probleme, mirë është të bëni një kontroll për të parë nivelin e vitaminës B12 në gjak.
Më poshtë po ju sjellim një listë të disa problemeve që shkakton deficienca e kësaj vitamine:
Funksionet e trurit
Mungesa e vitaminës B12 tek të moshuarit është faktor nxitës për sklerozën dhe degjenerimin e funksioneve të trurit. Këtu përfshihet edhe skleroza e shumëfishtë dhe sëmundja e Parkinsonit.
Depresion
Nivelet e ulëta të kësaj vitamine shkaktojnë luhatje humori, depresion dhe ankth.
Ishemia dhe Sëmundjet kardiovaskulare
Mungesa e kësaj vitamine ka lidhje të fortë me isheminë. Në mungesë të vitaminës B12, nivelet e homocisteinës në gjak janë shumë të larta. Një gjë e tillë rrit rrezikun e arterosklerozës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.
Anemia
Kur nivelet e vitaminës B12 janë të ulëta, organizmi e ka të vështirë të prodhojë rruaza të kuqe. Kësisoj, organizmi është më i predispozuar të preket nga anemia.
Si ta merrni vitaminën B12 përmes ushqimeve
Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në ushqime të ndryshme siç janë: peshku, mishi, shpendët, vezët, qumështi dhe nënproduktet e tij, këshillon Living.
Sardelet në veçanti janë të pasura me vitaminën B12 . 150 gr. sardele përmban 200% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12.
Trofta është një shembull tjetër i një burimi të shkëlqyer të vitaminës B12. Një sasi prej 100 gramë troftë ofron 125% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12.
Nga ana tjetër, një sasi prej 200 gramë salmon të pjekur ofron 80% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur