LAJMI I FUNDIT:

Nurboja: Ne flasim me shifra, ka rënie të intensitetit të rasteve me coronavirus – komuna e Pejës përplaset me ne nga mosdija

Nurboja: Ne flasim me shifra, ka rënie të intensitetit të rasteve me coronavirus – komuna e Pejës përplaset me ne nga mosdija

Në emisionin e sotëm ‘Një Ditë Ndryshe’ me Linda Gjakovën tek ‘RADIO 1’, Drejtoresha e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Pejë, Dr. Adnora Nurboja, ka deklaruar për herë të parë një rënie intensiteti të rasteve të referuara për testim me ‘COVID-19’.

Referuar në shifra zyrtare, Nurboja e IRSHP-së ka thënë se numri i të shëruarve si në komunën e Pejës ashtu edhe në rrafshin e dukagjinit, e tejkalon dyfish numrin e rasteve aktive.

Ajo me këtë rast i është përgjigjur akuzave dhe kritikave të institucioneve komunale të Pejës në raport me deklarimet e këtyre të fundit se situata me COVID-19 në Pejë nuk është sikur po paraqitet nga IRSHP-ja.


“Situata është ajo që është. Vetëm në komunën e Pejës i kemi që nga rasti i parë kur është paraqitur e deri më sot 558 raste të konfirmuara pozitive. Për momentin kemi nga to 170 raste aktive të konfirmuara dhe 359 persona janë të shëruar. Fatkeqësisht 29 persona i kemi të vdekur nga komuna jonë, qoftë nga COVID-19 apo që kanë qenë COVID-19 pozitiv me sëmundje shoqëruese. Ndërsa në tërë rajonin me këto të Pejës tonë i kemi 838 raste pozitive, 42 të vdekur, 527 të shëruar dhe 269 raste aktive. Në ditët e fundit po vërehet një rënie e intensitetit të rasteve të referuara për testim në krahasim me dy javët paraprake, (para kësaj jave), kur kemi pasur një vërshim me një numër të madh testesh gjithmonë të referuara sipas rekomandimeve nga Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës, reparti infektiv, pulmologjik dhe disa reparte tjera të cilat janë adaptuar për trajtim pacientësh me COVID-19”, ka thënë Nurboja për “RADIO 1′.

Nurboja e IRSHP-së, ka thënë se qëndrime të tilla të komunarëve se situata nuk është sikur po paraqitet nga ta, vijnë nga mosdija e tyre.

“Nuk e di çka kanë menduar në atë se nuk është duke u paraqitur gjendja reale me atë çfarë e themi ne. Ne flasim me shifra të testimeve dhe të rezultateve të testimeve. Drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë është i autorizuar nga kryetari të udhëheqë Shtabin Komunal të Komunës, pra, e unë mund të ju them me shumë përgjegjësi se asnjë nga Instituti nuk është pjesë e as anëtare e atij shtabi e as nga Spitali i Pejës dhe kjo bënë dallim nga të gjitha komunat tjera. Pra nëse në komunat tjera të mëdha pra, të rajoneve të Kosovës ekziston dikush nga Instituti si pjesë e Shtabit, atëherë mendoj se kishte qenë e udhës për hir të gjërave të vërteta dhe që të mos ketë përplasje, duhej të ishte i kyçur dikush nga Instituti i Shëndetit Publik në Shtabin Komunal. Mirëpo siç po duket nuk e kanë parë të arsyeshme të kyçet dikush nga Instituti e as nga Spitali dhe për këtë edhe mund të ketë përplasje, sepse Drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë nuk i ka informatat nga dora e parë. Informatat ndoshta i merr edhe nga portalet ose prej njerëzve jo kompetent”, ka thënë më tej për ‘RADIO 1′, Drejtoresha e IRSHP-së Nurboja.

Nurboja më tej ka shtuar se ata punojnë në bazë të udhërrëfyesit klinik.

“Sa e di unë, gjë që e din edhe drejtori, ekziston një udhërrëfyes klinik për menaxhim dhe trajtim të rasteve të dyshuara apo edhe atyre të konfirmuara – e me të cilin po punojnë shkëlqyeshëm edhe mjekët familjarë”.

Nurboja ka drejtuar edhe akuza tjera në drejtim të Shtabit Komunal Emergjent duke përmendur edhe moslarjen e rrugëve të qytetit gjatë pandemisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori