LAJMI I FUNDIT:

Greqia do t’i shtyjë lejet e qëndrimit për këtë vit për emigrantët shqiptarë

Greqia do t’i shtyjë lejet e qëndrimit për këtë vit për emigrantët shqiptarë

Qeveria greke ka vendosur të lejojë rinovimet e lejeve të qëndrimit edhe për emigrantët, pasaportat e të cilëve kanë skaduar brenda vitit 2020.

Lajmi bëhet publik prej Ministrisë së Brendshme greke, e cila sqaron se e ka dërguar qarkoren në të gjitha qendrat e decentralizuara të prefekturave të vendit.

Burimet pranë kësaj Ministrie sqarojnë se vendimi është marrë falë kërkesës prej Ministrisë së Jashtme shqiptare si dhe me ndërmjetësinë e ekspertit të emigracionit, Fatos Malaj, i cili mori përsipër dhe realizoi gjithë termat teknikë të kësaj marrëveshjeje.


Për shkak të vështirësive të krijuara prej pandemisë COVID-19, qeveria greke shtyu deri në 31 dhjetor të gjitha lejet e qëndrimit që skadonin brenda 2020-së, ndërsa me këtë vendim krijohet lehtësi edhe për mijëra emigrantë të tjerë, të cilët do të duhet ose të udhëtonin në Shqipëri, ose të nënshtroheshin në radhët të gjata në përfaqësitë tona diplomatike.

Prej këtij vendimi përfitojnë mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët rrezikonin të mbeteshin pa leje qëndrimi, pikërisht për shkak të pamundësisë për t’u pajisur me një pasaportë shqiptare, për shkak të radhëve të gjata në ambasadën shqiptare në Athinë, dhe konsullatat tona në Janinë dhe Selanik.

Madje korrupsioni i lartë dhe sorollatjet e shumta bënë që ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj të shkarkojë gjithë stafin e shërbimit tonë diplomatik, me në krye ambasadoren Adriana Hobdari. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori