Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se sa më shumë vonohet formimi i qeverisë së re të vendit aq më shumë grumbullohen problemet e shkaktuara nga kriza e koronavirusit duke vënë në rrezik mbijetesën e shumë kompanive.
Ata thonë se qeveria e re duhet tërë energjinë ta drejtojë në shans të rikuperimit ekonomik të vendit pas goditjes së rëndë që i ka shkaktuar koronavirusi, pasi nga 27 degë të industrisë në 24 prej tyre është regjistruar rënie e prodhimit industrial.
Drilon Iseni nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, për Radion Evropa e Lirë thotë se qeveria e ardhshme do të duhet të ketë në fokus mbajtjen gjallë të sektorit real që ka pësuar dëme të mëdha në shumë lëmi siç është, gastronomia, transporti, ndërtimtaria, etj.
“Vlerësojmë se qeveria e ardhshme do të duhet sa më parë të fokusohet në sanimin e dëmeve që ka sjellë pandemia e koronavirusit për aq sa do të ketë mundësi, masat duhet të përgatiten në përputhje me kërkesat e sektorëve të ndryshëm që janë të rëndësishëm për ekonominë. Dhe ajo që e kemi theksuar gjithmonë që pakot e ndihmave të mos jenë të përgjithësuara, por të jenë të konkretizuara për çdo lëmi në veçanti”.
“Për rimëkëmbjen e ekonomisë duhet të mendojë qeveria e re e vendit për pako të ndryshme financiare. Për sektorët më të prekur të hiqet tërësisht tatimi në fitim” thotë Iseni.
Ndërkohë, nga dikasteri i Financave, kanë theksuar se në korrik për herë të parë është regjistruar rritje e të ardhurave mujore nga fillimi i krizës së koronavirusit, gjë që sipas ministres së Financave, Nina Angellovska. kjo tregon se rimëkëmbja e ekonomisë po zhvillohet në drejtimin e duhur.
“Edhe krahas sfidave me të cilat përballet ekonomia, në kushte kur vendi po përballet me virusin COVID-19, ekzekutimi i buxhetit po zhvillohet sipas planit. Pas realizimit të të ardhurave të përgjithshme në qershor të cilat kishin trend negativ me minus 9,6 për qind krahasuar me vitin e kaluar, në momentin që masat kufizuese filluan të lirohen dhe aktiviteti ekonomik të ringjallet, kemi realizim pozitiv në korrik me një rritje prej 1,4 për qind, kjo paraqet tregues se ringjallja po zhvillohet me një dinamikë të mirë”, ka theksuar Angellovska.
Por, Branimir Jovanoviq, ekspert i ekonomisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se mund të shpresohet në rezultate pozitive afatgjate në momentin që do të vihet nën kontroll situata me koronavirusin.
“Porosia që duhet ta kuptojë qeveria e ardhshme është se nëse duan rezultate të mira ekonomike duhet ta orientojnë tërë kapacitetin në vënien në kontroll të koronavirusit . Masat ekonomike duhet mirë të gërshetohen me masat shëndetësore që virusi COVID-19 të mos e bllokojë tërësisht sektorin real siç ndodhi në fillim të pandemisë”, thotë Jovanoviq./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A