LAJMI I FUNDIT:

Tre muaj shpresë për TikTok, Donald Trump rrit presionin ndaj aplikacionit kinez

Tre muaj shpresë për TikTok, Donald Trump rrit presionin ndaj aplikacionit kinez

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rritur më tej presionin ndaj aplikacionit të videove TikTok dhe kompanisë mëmë kineze ByteDance.

Të shtunën në mbrëmje, Trump urdhëroi, ndër të tjera, që ByteDance duhej të shkëputej nga të gjitha të dhënat nga përdoruesit në Shtetet e Bashkuara brenda tre muajve, transmeton Telegrafi.


ByteDance gjithashtu nuk lejohet më të zotërojë ndonjë pronë në SHBA që është përdorur për të operuar TikTok-u, shkruan TheVerge.

Trump tashmë kishte ndaluar amerikanët që të bëjnë biznes me TikTok në lidhje me sigurinë e të dhënave, por pezulloi ekzekutimin e urdhrit deri në mes të shtatorit.

Nëse hyn në fuqi, kjo do të nënkuptonte fundin e aplikacionit në SHBA.

Me masat e reja, presidenti amerikan po e vë ByteDance nën një presion edhe më shumë ekonomik.

Microsoft aktualisht është duke negociuar me ByteDance për të marrë përsipër biznesin TikTok në SHBA dhe në disa vende të tjera.

Në vendimin e tij të ri, Trump zyrtarisht synoi blerjen e ByteDance të aplikacionit Musical.ly, i cili më vonë do të bëhej TikTok. /Telegrafi/