“No fake news” është një platformë e një grupi të rinjsh që është vënë në përpjekje për parandalimin e përhapjes së lajmeve të rreme që lidhen me coronavirusin, duke verifikuar lajmet që lidhen me pandeminë.
Olta Abazi, një nga ideatoret e kësaj nisme thotë se sasia e prodhimit të lajmeve të rreme është shumë e lartë.
“Është diçka shumë shqetësuese jo vetëm për neve por është temë shqetësuese në krejt botën, tema e fake news, vaksinave gjithçka çka po lidhet me COVID”, tha ajo.
Platforma “no fake news” merret me tri kategori të lajmeve, ato të rreme, të vërteta dhe pozitive dhe verifikon posaçërisht lajmet që vijnë nga media që janë ngritur në kohën e pandemisë.
“Një person ose një x organizatë e shpërndan një lajm pastaj prej mediave që kryesisht kanë lindur në kohën e virusit për me marr klikime dhe krejt ato që postohen këto media e bëjnë në mënyrë e vet e ndërrojnë një titull, e ndërrojnë komplet tekstin, referencat se ku është bazuar dhe krejt fokusi ynë është te mediat që kanë lindur në një periudhë shumë të shkurtër dhe jo tek këto që janë veç të verifikuara. Kështu që si target grup i yni është ajo pjesa që kanë lindur momentalisht dhe që shpërndajnë çfarëdo që atyre ju ndihmon për të pasur klikime”, thotë Olta Abazi.
Grupi i të rinjve është pjesë e Qendrës së Kosovës për Inovacion, një organizatë që mbështet të rinjët në krijimin e platformave të ndryshme teknologjike.
Udhëheqësi i kësaj qendre, Uranik Begu, thotë se me shfaqjen e pandemisë dhe krijimin e rrethanave të reja, komuniteti i teknologjisë u përfshi në përpjekje për të gjetur zgjidhje për problemet e kohës.
“Andaj si Qendër e Inovacionit të Kosovës organizuam menjëherë në muajin mars garën online e cila quhet Hack the Crisis e cila kishte për qëllim të sjellë në pah ato ide dhe ato zgjidhje të cilat do të zbusnin po e quaj kështu kushtimisht problemet e kohës që lidheshin me pandeminë”, tha ai.
Zoti Begu thotë se në këtë kohë u krijuan produkte dhe shërbime për të lehtësuar jetën e qytetarëve përfshirë edhe informimin e tyre të drejtë për pandeminë.
“Edhe sot vazhdon me të madhe që informacioni të jetë i pabazuar dhe ky informacion si i tillë shkakton panik dhe ky panik sigurisht sjellë veprime të gabuara të cilat mund të sjellin fatkeqësi të ndryshme”, tha ai.
Besart Abazi, anëtar i bordit të organizatës “No fake news” thotë se ideja kryesore ishte shmangia e dezinformimit në kohën kur të gjithë ishin të mbyllur.
“Në kohën kur të gjithë kemi qenë në karantinë dhe ka lind si ide që të ndalen këto lajme edhe kemi krijuar një platformë online e cila është “nofakenews.com” ku do t’i shërbejmë qytetarëve në mënyrë vullnetare për çdo lajm të cilën për ta është i dyshimtë munden të hynë në website dhe të shikojnë vet të verifikojnë lajmin sipas burimit ku e kanë marr atë lajm, sa mund të jetë i vërtetë ai lajm”, thotë ai.
Zoti Abazi thotë se kategoria e lajmeve të rreme është shumë më e lartë se sa ato të vërteta.
“Brenda kësaj platforme ka qenë ideja që fillimisht për COVID-19 por në vazhdimësi besoj që do të arrijmë të luftojmë lajmet fake ose lajme e rreme gjithmonë edhe pas kësaj situate të keqe që jemi duke e kaluar”, tha ai.
Olta Abazi tregon përmbajtjen e lajmeve të rreme që janë shpërndarë më së shumti.
“Zakonisht në fillim ka qenë si trend ajo pjesa që ky produkt ose ky medikament e eviton apo shëron virusin, në fillim ka qenë ajo pjesa me hudhër që është bërë trend në Kosovë pastaj limoni, çaji, specat djegës dhe plot produkte që kanë qenë tema aktuale, momentalisht është vaksina, çështja e vaksinës është një temë që është duke u shpërndarë shumë fake ndoshta vet çështja e Rusisë që doli me një deklaratë, secili shtet po mundohet të krijojë një vaksinë kështu që kjo është tema aktuale për fake news”, tha ajo.
Aktualisht verifikimi i lajmeve të rreme në platformën “no fake news” bëhet në mënyrë manuale duke hyrë në faqe dhe gjetur burimet e informacionit. Krijuesit e platformës thonë se janë duke punuar që zbulimi i lajmeve të rreme në të ardhmen të bëhet në mënyrë automatike duke përdorur teknologjinë dhe të njëjtat të paraqiten në polici. /VOA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi