LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla falënderon Malajzinë për ndihmën ndaj Kosovës kundër COVID-19

Haradinaj-Stublla falënderon Malajzinë për ndihmën ndaj Kosovës kundër COVID-19

Pas video-konferencës që kishte zhvilluar me homologun e Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, më datë 6 korrik, ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla është njoftuar se Qeveria e Malajzisë ka vendosur t’i dërgojë Republikës së Kosovës ndihmë anti-COVID19, donacion prej 1 milion maska dhe 30,000 dorëza, të cilat do të arrijnë ditëve në vijim në Kosovë.

“Falënderoj përzemërsisht Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, Qeverinë dhe popullin malajzias, të cilët edhepse në distancë fizike me Kosovën, nga Azia Juglindore solidarizohen dhe i vihen në ndihmë Kosovës dhe gjendjes së rëndë pandemike nëpër të cilën po kalojmë”, ka thënë ministrja.

Në takimin virtual që kishin zhvilluar në muajin korrik, Ministrja Haradinaj – Stublla dhe Ministri Hussein ishin dakorduar për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral midis dy vendeve, sidomos në aspektin politik dhe ekonomik, si dhe në menaxhimin e gjendjes së vështirësuar nga pandemia COVID-19. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori