LAJMI I FUNDIT:

Deklaratë e Përbashkët e Organizatave të Shoqërisë Civile për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

Deklaratë e Përbashkët e Organizatave të Shoqërisë Civile për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së
Foto: Arkiv

Organizatat e shoqërisë civile u bëjnë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, konkretisht propozuesit të projektligjit z. Gazmend Bytyqi që të tërheq projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Ne kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në lidhje me këtë projektligj dhe besojmë se si i tillë projektligji nuk është në përputhje me të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Veçanërisht, projektligji aktual cenon lirinë e shprehjes, ndërsa minon përpjekjet drejt arritjes së drejtësisë për të gjithë viktimat dhe të mbijetuarit nga të gjitha grupet etnike.


Sipas nenit 40 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, liria e shprehjes është një e drejtë e garantuar dhe përfshin të drejtën e njerëzve për tu shprehur, përhapjen dhe marrjen e informacionit, opinioneve dhe mesazheve të tjera pa ndonjë pengesë.

Në nenin 5 të projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, thuhet se “çdo zyrtar publik dhe qytetar i Republikës së Kosovës është i detyruar të respektojë dhe mbrojë vlerat e luftës të përcaktuara me këtë ligj në çdo kohë dhe rrethanë brenda vendit dhe jashtë.

” Ky artikull shkel qartë lirinë e shprehjes të garantuar me Kushtetutë dhe si i tillë nuk duhet të pranohet. Për më tepër, projektligji i propozuar është shumë shqetësues kur merret parasysh diskutimi i përgjithshëm publik dhe implikimet politike rreth rolit dhe trashëgimisë së UÇK-së. Ka pasur një numër rastesh në të kaluarën kur njerëzit janë linçuar kur kanë shprehur publikisht mendimet e tyre për UÇK-në dhe individët që kanë qenë pjesë e UÇK-së. Për më tepër, miratimi i këtij ligji do të krijonte mundësinë për iniciativa të tjera që shkelin këtë të drejtë dhe si i tillë do të krijonte një precedent të rrezikshëm.

Prandaj, ne i bëjmë thirrje anëtarëve të parlamentit të jenë vigjilentë dhe të përqendrohen në mbrojtjen e lirisë së shprehjes si një e drejtë bazije e njeriut dhe një vlerë themelore demokratike.

Ne besojmë se përpjekjet tona institucionale dhe kolektive duhet të përqendrohen në paqe dhe pajtim, duke mbështetur dhe respektuar dinjitetin e të gjithë viktimave dhe të mbijetuarve të të gjitha etnive nga lufta e fundit në Kosovë dhe duke kërkuar drejtësi për të gjithë.

Organizatat e shoqërisë civile: Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (HLC) Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT) Integra Alternative Dispute Resolution Center (ADRC) Nisma e Re Sociale (NSI)/Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Kronika e Zezë
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë
Kalo në kategori