LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Kosovës po voton për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Kuvendi i Kosovës po voton për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Nga katër kandidatë sa janë përzgjedhur nga komisioni, deputetët do të votojnë për dy prej tyre.

Driton Muharremi, Hashim Çollkau, Hasim Sogojeva dhe Vilard Bytyqi janë kandidatët që janë në garë për anëtarë të KGjK-së.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Shkemb Manaj tha se kanë aplikuar 25 kandidatë.


“Në konkurs kanë aplikuar 25 kandidatë, prej tyre 19 shqiptarë dhe gjashtë nga komunitetet e tjera. Komisioni ka ftuar në proces të monitorimit përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare që mbikëqyrin dhe mbështesin punën e komisionit për legjislacion. Procedura e intervistimit të kandidatëve nga ana e komisionit ka qenë plotësisht transparente”, tha ai.

Më 24 qershor të këtij viti, Komisioni për Legjislacion ka bërë intervistimin e 24 kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Manaj tha se nga 24 kandidatë të intervistuar, komisioni ka vlerësuar Driton Muharremin me 86 poenë, Hasshim Çollakun 85, Hasim Sogojevën dhe Vilard Bytyqi me nga 81.

“I rekomandohen Kuvendit të Kosovës për votim katër kandidatët për pozitën e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës siç përcaktohet me nenin 108 paragrafi 6, nënparagrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si në vijim, zotëri Driton Muharremi, Hashim Çollkau, Hasim Sogojeva dhe Vilard Bytyqi. Kuvendi prej katër kandidatëve të propozuar për pozitën e anëtarit të Këshillit gjyqësor të Kosovës, duhet të zgjedhë dy prej tyre”, tha Manaj.

Zgjedhja e kandidatëve për anëtarë të KGJK-së bëhet me votim të fshehtë dhe mandati i tyre është pesëvjeçar. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori