Ministri Arsimit dhe Shkencës në Qeverinë e Kosovës, Ramë Likaj, ka thënë se në vitin e ri shkollor, që fillon më 1 shtator, nxënësit e klasave të para dhe të dyta, procesin mësimor pritet të fillojnë në hapësirat shkollore.
Në raportimin në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport në Kuvendin e Kosovës, në lidhje më përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, ministri Likaj ka treguar se komunat do të dezinfektojnë hapësirat shkollore, njëherësh do zbatohen edhe masat parandaluese për sëmundjen COVID 19, që shkakton coronavirusi.
Edhe drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për Radion Evropa e Lirë, se edhe në takimin virtual që ka pas të martën me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, kryetarët e komunave të Kosovë dhe me drejtorët e Departamenteve Komunale të Arsimit, kanë kërkuar që prioritet për rikthim në objektet e shkollave, të kenë nxënësit e klasave të para, dyta, gjashta dhe të klasave të dhjeta.
“Por, kjo gjithmonë duke u bazuar në rekomandimet e institucioneve shëndetësore për situatën epidemiologjike dhe kapaciteteve të hapësirave shkollore në nivel komunal”, tha Ibrahimi.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021, kurse zbatimi i udhëzimeve varet nga drejtoritë komunale të arsimit varësisht kapaciteteve të tyre të hapësirave shkollore dhe gjendjes epidemiologjike në vend.
Skenari A parasheh mësim me prezencë në institucionet parashkollore dhe shkolla, duke zbatuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për masat mbrojtëse ndaj COVID-19. Masat mbrojtëse janë mbajtja e maskave, respektimi distancës dhe mbajtja e higjienës personale.
Skenari B ka të bëjë me rikthimin e pjesshëm (mësimi i kombinuar – prezencë dhe mësim në distancë).
Në këtë alternativë, prioritet janë klasat 1 deri 5, ku parashihet që numri maksimal në klasë të jetë 10 nxënës, orari i shkurtuar dhe mësim plotësues online.
Kurse skenari C parasheh mësimi nga distanca nëpërmjet transmetimit të mësimeve të regjistruara në televizionin publik.
Ekspertë për çështje të arsimit, thonë se nëse kushtet epidemiologjike nuk lejojnë kthimin në shkollë, atëherë mësimi i kombinuar mund të jetë më efektiv sesa mësimi nga distanca, i cili iu është imponuar nxënësve nga masat që u morën në muajin mars nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
Institucionet shkollore në Kosovë janë mbyllur nga data 12 mars, pas masave që ndërmori Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
Pastaj, Ministria e Arsimit vendosi që mësimi të vazhdojë nga distanca.
Për klasat 1-9, mësimi është realizuar nëpërmjet transmetimit të mësimeve të regjistruara në televizionin publik, si dhe përmes kanalit të Ministrisë së Arsimit në YouTube.
Ndërsa në nivel të shkollave të mesme të larta, mësimi në distancë është zhvilluar në mënyrë të decentralizuar, ku mësimdhënësit ishin bartësit kryesor. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje