Në komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport po merr pjesë edhe ministri i Arsimit, Ramë Likaj për të diskutuar rreth skenarëve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.
Likaj ka njoftuar anëtarët e komisionit për tri skenarët për fillimin e mësimit me 1 shtator.
Kthimi në shkolla duke respektuar masat, mësimi i kombinuar në shkolla dhe online si dhe mësimi online përmes platformës e-mësimi, janë tre skenarët që prezantoi ministri Likaj.
Sipas tij, skenari duke respektuar masat e rekomanduar nga IKSHPK, janë më të preferuarat, ndërkaq ka shtuar se mësimi në distancë tha se do të mbahet në ndonjë shkollë e cila ka të infektuar.
Sipas tij, deri tani janë mbledhur 1,1 milionë euro donacione, për mjetet mbrojtëse. Likaj gjatë raportimit në komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2022, tha se sfidë për vendin do të jetë edhe testi i maturës i cili do të mbahet me datën 29.
“Ne do të provojmë të gjejmë platformën më të mirë të mundshme. Ka edhe ofrues të shërbimit në Kosovë që kanë ofruar falas. Plani D nënkupton me përmbajtje të plot, na ofrohet falas në gjuhën shqipe. E vetmja kosto është deri 180 mijë euro. Ku gjithçka është e integruar, është shërbim 24 orë për prindërit mësimdhënësit e nxënësit. Na ofrohet prej një vendi mik”, tha Likaj.
I pyetur nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi se sa do të jetë kosto për të mbuluar këtë mënyrë të mësimit.
Për këtë, këshilltarja e ministrit Diellza Uka tha se kosto totale është 5,6 milionë.
” 5,6 milionë është i nevojshëm do të ndahen në sektorë. Gjithsej në distancë 2,7 milionë. Kemi edhe pajisjet të cilat janë siguruar nga donatorët me 1,7 milionë. Ne kemi bërë një vlerësim edhe për sigurimin e kushteve për mbajtjen e higjienës, është 2,5 milionë për komunat”, tha ajo.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka tha se shkurtimi i buxhetit për 11, 7 milionë euro do të jetë problematik.
“Në asnjë moment ne nuk kemi parë ulje të rasteve. Nëse këta skenarë janë të mbështetur në analizë specifike, ne kemi plotë 32 mijë nxënës të cilët nuk i janë nënshtruar mesmit online. Secili fëmijë që nuk mbërrin me ndjek edukimin dhe mësimin është shumë”, tha ai.
Ndërsa, anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se do të jetë vështirë që të fillojë mësimi në shkolla e fakultete derisa higjiena vazhdon të jetë sfidë për vendin. Ajo tha se është dashur të diskutohet buxheti para se të vij në kuvend.
” Si do të organizohet shkolla për shkak të numrit të madh në shkolla. Kjo pandemi na ktheu në norma të reja teknike. Do të na kthej te higjiena bazë, kot ne mësohemi me i la duart, kur edhe sot në shkolla dhe fakultete higjiena është e tmerrshme. Është mirë një fushatë vetëdijësuese për fëmijët”, tha ajo. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City