LAJMI I FUNDIT:

Kaçaniku: Çmimet për testime serologjike, të larta

Kaçaniku: Çmimet për testime serologjike, të larta

Çmimet e disa laboratorëve private në Kosovë për testimin serologjik për koronavirus, i konsideron të larta udhëheqësi i Organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.

Disa laboratorë privatë në Kosovë tashmë kanë nisur të kryejnë këto teste dhe çmimet variojnë nga 25 deri në 50 euro, varësisht nga numri i testeve për antitrupa.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Kaçaniku thotë se çmimet e laboratorëve për testimet serologjike janë të shtrenjta nisur nga standardi jetësor që kanë qytetarët e Kosovës.


“Qytetari, konsumatori, taksapaguesi nuk do të duhej t’i ngarkohej edhe një barrë, është shpenzimi. Ne mendojmë që nuk duhet të ngarkohej kjo barrë. Ata që e kanë formuluar këtë vendim (për licencim të laboratorëve privatë), ndoshta kanë menduar të kenë një fond rezervë për të përkrahur qytetarët dhe do të na mbulonin shpenzimet, por nuk ka një fond të tillë. Të gjithëve neve me paga të ulëta, na detyrojnë t’i paguajmë këto shërbime. Nuk është e mirë, nuk është e shëndetshme”, thotë ai.

Çmimet për testimet serologjike në Kosovë dallojnë nga laboratori në laborator.

Në vendet e rajonit, çmimet për testimin serologjik në disa institucionet private shëndetësore janë prej 17 deri 32 euro. Në Shqipëri, testimi serologjik kushton 32 euro. Në Serbi është 17 euro, ndërkaq në Mal të Zi nga 17 deri në 22 euro. Në Maqedoni të Veriut testimi serologjik kushton nga 20 deri në 45 euro.

Testet serologjike janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin dhe bëhet përmes mostrave të gjakut.

Të hënën, më 10 gusht, Ministria e Shëndetësisë licencoi 29 laboratorë privatë për të kryer teste serologjike dhe me metodën PCR.

Testimet me metodën PCR pritet të nisin javën e ardhshme, pasi dy laboratorët që tashmë janë licencuar për të kryer këtë lloj testimi, kanë thënë për REL, se janë në pritje të materialeve për ta kryer këtë testim. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori