LAJMI I FUNDIT:

Thaçi përkujton Xhavit Hazirin: Ishte një prej themeluesve kryesorë të UÇK-së

Thaçi përkujton Xhavit Hazirin: Ishte një prej themeluesve kryesorë të UÇK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar Xhavit Hazirin, i cili u zhduk 22 vjet më parë, duke thënë se ai ishte një prej ideatorëve dhe themeluesve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Për të është folur dhe shkruar pak, por vepra e tij është madhështore dhe është më e madhe se çdo fjalë që mund të thuhet. Vepra e Xhavit Hazirit ishte shteti i Kosovës, liria e popullit tonë:, ka shkruar Thaçi në Facebook.


Xhavit Haziri u lind më 3 shtator 1960 në Druar të Vushtrrisë. Ai është nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Postimi i plotë:

Ishte personalitet emblematik i Lëvizjes Kombëtare për liri dhe pavarësi. Me punën, përkushtimin dhe idetë e guximshme, që buronin prej vullnetit të popullit, Xhavit Haziri arriti të afronte rreth vetes shumë atdhetarë nga të gjitha viset shqiptare.

Dua të ndajë me ju miq të dashur tri momente të veçanta të takimeve dhe punës së përbashkët me Xhavitin.

I pari në fillimin e viteve të 90-ta kur ishte liruar nga burgu dhe kur u takuam në Prishtinë. Ai mendonte dhe besonte në veprime më ndryshe se të tjerët dhe ishte kundër amullisë dhe vendnumërimit të lëvizjes politike kosovare.

I dyti ndërlidhet me këmbëngulësinë e tij mbresëlënëse për avancimin e hapave të rezistencës nga ata protestues në organizim të armatosur.

Ndërsa, momenti i tretë ishte takimi ynë në zonat e luftës vetëm pak ditë para se të kapej pabesisht nga policia sekrete serbe. Ka qenë mesi i gushtit 1998 kur ofensivat serbe ishin në kulm dhe rezistenca e UÇK-së ishte maksimale. Xhaviti ishte plot besim në fitore dhe ashtu i hareshëm dhe i buzëqeshur, siç ishte gjithmonë, shkoi për t’u rikthyer.

Xhaviti jeton me ne. Ideja e tij fitoi! Për të është folur dhe shkruar pak, por vepra e tij është madhështore dhe është më e madhe se çdo fjalë që mund të thuhet. Vepra e Xhavit Hazirit ishte shteti i Kosovës, liria e popullit tonë! HTH /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori