LAJMI I FUNDIT:

Nesër hapen dy çerdhet publike në Ferizaj

Nesër hapen dy çerdhet publike në Ferizaj

Hapja e çerdheve publike e private për fëmijë në Ferizaj, gjen gati këto të fundit në masat mbrojtëse kundër COVID-19.

“Hapja nesër e çerdheve publike e private Ferizaj, gjen gati këto të fundit në masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19. Sot, nën mbikqyrjen e Inspektoratit të Komunës u dezinfektuan dy çerdhet publike nën menaxhimin e Komunës, kopshti “Engjujt” dhe “Ardhmëria e jonë”, që e nesërmja kur fillon procesi i punës në këto institucione parashkollore t’i ofroj siguri e mbrojtje shëndetit të fëmijëve e stafit punonjës në këto institucione”, thuhet në njoftimin e komunës.