Ministria e Shëndetësisë një ditë më parë ka bërë të ditur se Bordi ka shqyrtuar 34 aplikacione të institucioneve private shëndetësore lidhur me testime molekulare dhe serologjike, ndërsa 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2. 27 institucione private shëndetësore do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR).
Pra, ekzistojnë dy lloje të ndryshme të testeve – teste diagnostikuese dhe testet e antitrupave.
Një test diagnostik mund të tregojë nëse keni një infeksion aktiv me coronavirus dhe se duhet të ndërmerrni hapa për të karantinuar ose izoluar veten nga të tjerët. Aktualisht ekzistojnë dy lloje të testeve diagnostikuese që zbulojnë virusin – teste molekulare, siç janë testet RT-PCR, që zbulojnë materialin gjenetik të virusit, dhe testet e antigjenit (rapid test) që zbulojnë proteina specifike në sipërfaqen e virusit.
Testet e antitrupave (testet serologjike) kërkojnë antitrupa që janë krijuar nga sistemi juaj imunitar si përgjigje ndaj një rreziku, siç është një virus specifik. Antitrupat mund të ndihmojnë në luftimin e infeksioneve. Mund të duhen disa ditë ose javë për tu zhvilluar antitrupat pasi të keni një infeksion dhe ata mund të qëndrojnë në gjakun tuaj për disa javë ose më shumë pas shërimit. Për shkak të kësaj, testet e antitrupave nuk duhet të përdoren për të diagnostikuar një infeksion aktiv me coronavirus. Ende nuk dihet nëse prania e antitrupave do të thotë që ju jeni imun ndaj coronavirusit në të ardhmen, shkruan KlinikaDigjitale.
Testet molekulare (RT-PCR)
Shumë kompani dhe laboratorë kanë zhvilluar teste për të diagnostikuar COVID-19 bazuar në zbulimin e materialit gjenetik të virusit në një mostër nga hunda ose fyti i pacientit. Pas marrjes së strishos teknikët e laboratorit përdorin aparate të avancuara të teknologjisë për të konvertuar ARN të virusit në ADN dhe për të krijuar kopje të saj. Testet diagnostike molekulare që zbulojnë materialin gjenetik të virusit zakonisht përdoren për diagnostikimin e COVID-19 ose infeksionit coronavirus aktiv. Por asnjë provë nuk është 100% i saktë gjatë gjithë kohës.
Testet e antitrupave (serologjike)
Testet e antitrupave mund të japin rezultate të shpejta, por nuk përdoren për të diagnostikuar infeksion aktiv. Testet serologjike zbulojnë vetëm antitrupat që sistemi imunitar zhvillon si përgjigje ndaj virusit, e jo vetë virusin. Mund të duhen ditë deri në disa javë për të zhvilluar mjaft antitrupa për t’u zbuluar në një test.
Testet e antigjenit (rapid testet)
Testet e antigjenit zakonisht japin rezultate që diagnostikojnë infeksionin aktiv me coronavirus më shpejt sesa testet molekulare, por testet e antigjenit kanë një shans më të lartë për të mos vërejtur një infeksion aktiv. Nëse një test i antigjenit tregon rezultat negativ që tregon se nuk keni infeksion aktiv me coronavirus, mjeku juaj mund të kërkojë test molekular për të konfirmuar rezultatin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles