LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja mirëpret vendimin sllovak për dëbimin e diplomatëve rusë

SHBA-ja mirëpret vendimin sllovak për dëbimin e diplomatëve rusë

Departamenti amerikan i Shtetit e ka mirëpritur vendimin e Sllovakisë për dëbimin e tre diplomatëve rusë. Mediat në Sllovaki e kanë lidhur dëbimin e tyre me vrasjen e vitit 2019 në Berlin, të një ish-rebeli çeçen nga Gjeorgjia.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, shkroi në Twitter më 11 gusht se SHBA-ja “mirëpret veprimet e fundit të ndërmarra nga Sllovakia për tu mbrojtur kundër kërcënimeve që aktorët e huaj paraqesin ndaj sovranitetit të saj”.

“Sllovakia ka dërguar një sinjal të qartë se nuk do të tolerojë veprimet kriminale të motivuara politikisht nga Rusia”, shkroi Ortagus.


Më 10 gusht, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme sllovake, Juraj Tomaga, tha se tre diplomatët rusë, kishin shkelur Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe deri në fund të javës, duhej të largoheshin nga Sllovakia, raporton REL.

Sipas Tomaga, vendimi ishte gjithashtu një reagim ndaj keqpërdorimit të një vize Shengen, të lëshuar nga konsullata e Sllovakisë në Shën Petersburg, që çoi në “një krim të rëndë në territorin e një shteti tjetër të NATO-s dhe BE”.

Mediat ruse citojnë zyrtarët e ministrisë së Jashtme në Moskë të kenë thënë se Rusia do t’u përgjigjet dëbimeve “në një mënyrë të ngjashme”.

E përditshmja Dennik N e Sllovakisë raportoi se një qytetar rus, përdori një vizë Sllovake për të hyrë në Gjermani në vitin 2019 dhe më vonë ai u bë i dyshuar për vrasjen në Berlin të Zelimkhan Khangoshvilian, një shtetas nga Gjeorgjia me origjinë çeçene.

Autoritetet gjermane arrestuan të dyshuarin dhe prokurorët e kanë akuzuar Rusinë për urdhërimin vrasjes. Moska e mohon akuzën.

Organizata ndërkombëtare e gazetarëve hetues – Bellingcat – më parë e emëroi të dyshuarin si një shtetas rus, Vadim Krasikov, duke thënë se ai ishte një vrasës i kontraktuar.

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Botë
Kalo në kategori