LAJMI I FUNDIT:

Thashetheme, stigmatizime dhe teori të komplotit për COVID-19 janë shpërndarë në 25 gjuhë të botës, thotë studimi

Thashetheme, stigmatizime dhe teori të komplotit për COVID-19 janë shpërndarë në 25 gjuhë të botës, thotë studimi

Thashetheme, stigmatizim dhe teori të komplotit për COVID-19 kanë qarkulluar në 25 gjuhë të ndryshme të botës në të paktën 87 vende – përfshirë Shtetet e Bashkuara – dhe kjo përhapje e dezinformatave ka dërguar në lëndime dhe vdekje, sipas një studimi të ri.

Studimi i botuar në Gazetën Amerikane të Mjekësisë Tropikale dhe Higjienës, përfshinte analizimin e thashethemeve të lidhura me coronavirusin, stigmatizimin dhe teorive të komplotit që ishin publikuar në platformat e rrjeteve sociale, gazetat në internet dhe faqet e tjera midis 31 dhjetorit dhe 5 prillit, raporton CNN.

Studiuesit – nga institucione të ndryshme në Bangladesh, Australi, Tajlanda dhe Japonia – përcaktuan një “thashetheme” si çdo informacion i pa verifikuar që mund të konstatohet se është i vërtetë, i fabrikuar ose plotësisht i rremë pas verifikimit.


“Stigmatizimi” në lidhje me diskriminimin ose zhvlerësimin e një grupi dhe “teoria e komplotit” u përcaktua si besim në lidhje me një individ ose një grup njerëzish që punojnë në fshehtësi për të arritur qëllime dashakeqe, transmeton Telegrafi.

Studiuesit identifikuan 2.311 raporte që lidhen me dezinformimin e mundshëm rreth COVID-19 në 25 gjuhë nga 87 vende – dhe nga ato raporte, 89 për qind u klasifikuan si thashetheme, 7.8 për qind ishin teori konspirative dhe 3.5 për qind ishin stigmatizim.

Studimi përfshiu disa shembuj si, “Vezët e shpendëve transmetojnë coronavirusin” dhe “Zbardhuesi i rrobave mund të vrasë virusin” ishin thashethemet; “Sëmundja ka ardhur nga Kina” ishte stigmatizim; dhe “Është një bio-armë e financuar nga fondacioni Bill & Melinda Gates për shitje të mëtejshme të vaksinave” ishte një teori konspirative.

Shumica e thashethemeve, stigmatizim dhe teorive të komplotit u identifikuan në Indi, Shtetet e Bashkuara, Kinë, Spanjë, Indonezi dhe Brazil.

Analiza tregoi se 24 për qind e raporteve në përgjithësi kishin të bënin me sëmundjen e coronavirusit, vdekjet dhe transmetimin e sëmundjes; 21 për qind ishin të lidhura me përpjekjet e kontrollit; 19 për qind ndaj trajtimit ose “shërimit”; 15 për qind ndaj shkaktarit të sëmundjes dhe origjinës së virusit; 1 për qind ndaj dhunës; dhe 20 për qind konsideroheshin të ndryshme.

Ndryshe, një keqinformim i tillë mund të dërgojë në lëndime dhe vdekje, vunë re ekspertët në studim. Si pasojë e keqinformimit, rreth 800 njerëz kanë vdekur, ndërsa 5.876 janë shtruar në spital dhe 60 janë verbëruar plotësisht pasi kanë pirë metanol duke menduar se e shëron coronavirusn. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Pavarësisht se e shpallën të vdekur dhe deshën ta djegin trupin e tij – i riu nga India që u zgjua megjithatë humbi jetën

Pavarësisht se e shpallën të vdekur dhe deshën ta djegin trupin e tij – i riu nga India që u zgjua megjithatë humbi jetën

Azia
Kalo në kategori