LAJMI I FUNDIT:

Simon Cowell ‘ndihet më mirë’ dhe ‘po ecën përreth’ vetëm disa ditë pas incidentit me biçikletë elektrike

Simon Cowell ‘ndihet më mirë’ dhe ‘po ecën përreth’ vetëm disa ditë pas incidentit me biçikletë elektrike
Simon Cowell (Foto: Getty Images/Guliver)

Simon Cowell ‘po bëhet më mirë’ derisa po rikuperohet pasi ditë më parë u rrëzua nga biçikleta e tij elektrike dhe theu shpinën në disa vende.

Moguli i mediave, 60 vjeçar, iu nënshtrua një operacioni gjashtë orësh për të futur një shufër metalike në shpinë të shtunën në mbrëmje pasi ra nga biçikleta e tij e re ‘Swind EB-01’.


Duke folur për MailOnline, burime të afërta me familjen thanë se: “Ai është në gjendje më të mirë dhe se ishte shumë me fat që nuk u bë më keq”.

Simon Cowell (Foto: Wire Image)

Dhe, megjithëse raportohet se është duke marrë disa terapi, Cowell tashmë është kthyer në këmbë duke ecur përreth e madje duke bërë edhe telefonata pune.

“Ai po bën me të vërtetë mirë marrë parasysh gjithçka”, shton më tej burimi.

"Lexoni udhëzuesin para se të vozisni", Simon Cowell këshillon fansat, pasi rrezikoi të paralizohej
Lexo po ashtu "Lexoni udhëzuesin para se të vozisni", Simon Cowell këshillon fansat, pasi rrezikoi të paralizohej

“Ai është duke ecur përreth por duhet të ketë kujdes pasi kanë kaluar vetëm një ditë nga operacioni”.

“Simon ka filluar të punoj që nga dita e djeshme me e-mail. Ai është më mirë dhe është me fat pasi kjo mund të ishte edhe më keq”, vazhdon burimi.

Simon Cowell (Foto: Instagram)

Ish- e dashura e Simon, Terri Seymour gjithashtu ka zbuluar se ai tashmë ka ndërmarrë disa hapa dhe është përpjekur të kthehet në orarin e tij të ngjeshur të punës.

Sidoqoftë Terri, e cila ka qenë në lidhje me Simon që nga 2002 deri në 2008 dhe ka ruajtur raporte të mira me ish-in e saj, tha se do të kalojë ca kohë përpara se ai të kthehet në gjendjen e tij të zakonshme, duke shtuar se do të ketë nevojë për shumë terapi fizike. /Telegrafi/

Simon Cowell (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Magazina

"Për dashurinë e jetës sime" - mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez

Magazina
Kalo në kategori