LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Janë ekzekutuar pagesat prej 170 eurosh për përfituesit e Pakos Emergjente Fiskale

Bajrami: Janë ekzekutuar pagesat prej 170 eurosh për përfituesit e Pakos Emergjente Fiskale

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se janë ekzekutuar edhe pagesat për përfituesit e masës 3a, me vlerë prej 170 euro.

Bajrami tha se janë ekzekutuar pagesat e dyfishta për personat që nuk kanë përfituar herën e parë.

“Sot pas ekzekutimit me sukses të masës 15, Ministria e Financave ka kënaqësinë që t`ju njoftoj se gjatë ditës nga Thesari janë ekzekutuar edhe 80,199 pagesa për përfituesit e masës 3a, prej të cilëve 3,369 mijë persona marrin pagesë të dyfishtë, ngaqë nuk kanë përfituar herën e parë”, shkruan Bajrami.


Ajo ka thënë se pagesat mund të tërhiqen nga sot, kurse, pagesat e radhës bëhen nga nesër.

“Për masën 3a, mjetet mund të tërhiqen duke filluar nga sot në zyrat bankare, ndërsa pagesat e radhës do të kryhen në vazhdimësi nga nesër, në përputhje me listat të cilat pranohen nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit përgjegjëse për zbatimin e masave. Bazuar në dinamikën e paraparë të ekzekutimit të pagesave që kushtëzohen nga kapacitetet teknike por edhe zbatimi i udhëzimeve të MSH dhe IKSHPK, pagesat e pakos emergjente janë strukturuar dhe do të kryhen në dy ditët në vazhdim, për çka do të ju njoftojmë. Ministria e Financave ju rikujton se është e nevojshme të zbatohen udhëzimet e institucioneve shëndetësore, gjatë kryerjes se veprimeve bankare për tërheqjen e mjeteve”, shkruan Bajrami. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Kalo në kategori