LAJMI I FUNDIT:

Në sezonin e fundit të “La Casa De Papel”, ‘Profesori’ bëhet me rival të ri – fansat nisin spekulimet për aktorin që mund ta luajë atë

Në sezonin e fundit të “La Casa De Papel”, ‘Profesori’ bëhet me rival të ri – fansat nisin spekulimet për aktorin që mund ta luajë atë
Alvaro Morte dhe Miguel Angel Silvestre (Foto: Getty Images/Guliver)

“La Casa De Papel” do të kthehet me sezonin e pestë dhe të fundit në Netflix. Para lansimit të pjesës së pestë, janë publikuar disa të dhëna se çfarë mund të presim nga edicioni i ri duke përfshirë edhe rivalin e ri të ‘Profesorit’.

Abonuesit e Netflixut do të duhet t’i thonë lamtumirë serialit të popullarizuar spanjoll pas sezonit të pestë, ndërsa në episodet e reja, autori i serialit, Alex Pina, ka vendosur për një armik të ri të Profesorit.


Pas pezullimit të xhirimeve si pasojë e pandemisë së coronavirusit, tashmë kanë rifilluar të përgatiten skenat e shumëpritura nga fansat e këtij seriali.

(Foto: Pablo Cuadra/Getty Images/Guliver)

Pas ngjarjeve dramatike në edicionin e katërt, Netflix vendosi edhe për një sezon të fundit, ngjarja e të cilit do të sillet rreth Profesorit (që luhet nga Alvaro Morte).

“La Casa de Papel”: Kush është Alvaro Morte, aktori që e luan Profesorin
Lexo po ashtu “La Casa de Papel”: Kush është Alvaro Morte, aktori që e luan Profesorin

Pjesë e serialit do të jenë edhe Miguel Angel Silvestre dhe Patrick Criado, të cilët i janë bashkuar ekipit të aktorëve për episodet finale.

Që nga deklarata e Alex Pinas se si mund të rrjedhë ngjarja, fansat kanë hedhur dyshimet se Miguel Angel Silvestre mund ta portretizojë rivalin e ri të Profesorit. /Telegrafi/

A do të jetë karakteri i Miguel Angel Silvestre rivali i ri i Profesorit (Foto: Carlos Alvarez/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori