LAJMI I FUNDIT:

Trusti jep detaje për çështjen e tërheqjes së 10 për qindëshit

Trusti jep detaje për çështjen e tërheqjes së 10 për qindëshit

Trusti pensional i Kosovës ka njoftuar sot rreth çështjes së 10 përqindëshit dhe procedurat që duhet ndjekur në të ardhmen nëse kjo hyn në fuqi.

Në një komunikatë për media, Trusti njofton se është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës që do t’i mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10 për qindëshit.

“Deri më tani Kuvendi nuk e ka diskutuar ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale në Kosovë. Kujtojmë këtu se edhe nëse miratohen ndryshimet ligjore nga Kuvendi, Trusti është i obliguar të pres derisa ligji të hyjë në fuqi (nënshkrimin e ligjit nga Presidenti dhe publikimin në Gazetën Zyrtare)”, thuhet në komunikatë për media.


Sipas këtij institucioni po punohet në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit përmes internetit për tërheqjen e 10 për qindëshit.

“Kontribuuesit do të njoftohen me kohë për të gjitha detajet dhe për fillimin e këtij procesi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/