LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton rivesh fustanin e stampuar me lule

Kate Middleton rivesh fustanin e stampuar me lule
Princi William dhe Kate Middleton (Foto: Ben Birchall - WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Dukesha Kate Middleton dhe princi William morën pjesë në fejesën e parë mbretërore që nga fillimi i COVID-19.

Dukesha shkëlqente si gjithmonë me veshjet e saj, kësaj here me një fustan të stampuar me lule.

Fustani është një veshje e bukur me ngjyrë të zbehtë blu me mëngë të gjata e stampuar me lule rozë.


Kate Middleton (Foto: Jonathan Buckmaster – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Rripi i vendosur nxori në pah belin e saj dhe plotësoi pamjen e saj.

Por, fakti që tërhoqi më shumë vëmendje në këtë pamje ishte se këtë fustan Kate e kishte veshur edhe më parë.

Kate Middleton në vitin 2019

Së pari e pamë që ajo e veshi atë në shtator të vitit 2019, në një dalje në natyrë së bashku me fëmijët e saj. /Telegrafi/