Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se nuk janë të vërteta pohimet se shteti do të paguajë për vizitat e lidhjeve jashtëmartesore përtej familjarëve për të akuzuarit potencialë nga Gjykata Speciale.
Ministri Selimi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se sipas legjislacionit në fuqi, përcaktohet se bashkësia jashtëmartesore është marrëdhënie faktike midis burrit dhe gruas të cilët jetojnë në çift dhe si e tillë kjo bashkësia, është e barabartë me statusin martesor andaj edhe ligji e njeh si familje.
“Për hir të opinionit publik, më poshtë gjeni sqarimin lidhur me lajmin e publikuar gjatë ditës së djeshme se shteti do të paguajë për vizitat e lidhjeve jashtëmartesore përtej familjarëve për të akuzuarit potencialë nga Gjykata Speciale. Kjo nuk qëndron dhe është e pavërtetë.
Sipas legjislacionit tonë në fuqi, përkatësisht Ligjit nr. 2004/32 për Familjen, përcaktohet se bashkësia jashtëmartësore është marrëdhënie faktike midis burrit dhe gruas të cilët jetojnë në çift, dhe si e tillë kjo bashkësi, është e barabartë me statusin martesor andaj edhe ligji e njeh si familje.
Në këtë linjë, janë hartuar edhe aktet nënligjore, të cilat i parasheh Ligji nr. 05/L-054 për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara. Këtu përfshihet udhëzimin administrativ që përcakton procedurën e realizimit të mbështetjes së nevojshme financiare për anëtarët e ngushtë të familjes së personave të akuzuar potencial vetëm sipas ligjit të familjes.
Për më tepër paragrafi 1 dhe 2 i nenit 39 të Ligjit nr. 2004/32 për Familjen përcaktojnë si në vijim:
(1) Bashkësia faktike (Bashkësia jashtëmartesore) konsiderohet marrëdhënia faktike midis burrit dhe gruas që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët që paraqet një veçori stabiliteti dhe vazhdueshmërie.
(2) Bashkësia faktike (Bashkësia jashtëmartesore) është e barabartë me statusin martesor nga aspekti i të drejtave dhe detyrimeve për përkujdesje, mbështetje financiare reciproke, dhe të drejtat pasurore ashtu siç është specifikuar në këtë ligj.
Ka raste të shumta në shoqërinë tonë kur martesa lidhet në mënyrë tradicionale, por që juridikisht nuk e gëzojnë statusin e lidhjes martesore. Duke marrë parasysh këtë specifikë që akomodon ligji i familjes edhe udhëzimi e reflekton ligjin.
Për shkak të kësaj ky udhëzim parasheh përkrahjen e familjarëve vetëm sipas ligjit të familjes e jo lidhjeve tjera jashtë këtij konteksti ligjor”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj