LAJMI I FUNDIT:

Kosova prin me vdekje në rajon, pacientët me COVID-19 po lajmërohen “me vonesë” në spitale

Kosova prin me vdekje në rajon, pacientët me COVID-19 po lajmërohen “me vonesë” në spitale

Java e fundit e muajit korrik, shënoi fillimin e rritjes së numrit të vdekjeve në Kosovë të pacientëve të infektuar me koronavirus.

Më 30 korrik në Kosovë vdiqën 16 persona brenda një dite, që ishte numri më i madh i vdekjeve që nga paraqitja e rasteve të para. Numër të njëjtë vdekjesh Kosova regjistroi edhe më 6 gusht.


Që nga muaji mars – kur u shfaqën rastet e para me koronavirus – e deri më 8 gusht, në Kosovë kanë vdekur 315 pacientë të prekur me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Salih Ahmeti, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i vdekjeve është rritur për shkak se është rritur edhe numri i të hospitalizuarve.

“Një pacient, i cili qoftë edhe në spitalet regjionale pranohet në një stad të avancuar të sëmundjes dhe ku mundësitë dhe kujdesi intensiv janë të limituara dhe derisa të vijnë këtu, sëmundja komplikohet edhe më tepër dhe natyrisht trajtimi i tij, e ndonjëherë jo me ecuri të mirë. Po duket se këto ditët e fundit kemi pasur ballafaqimin me ashpërsinë më të madhe të COVID-19”, thotë Ahmeti.

Ahmeti thotë se pacientët po shtrihen me vonesë në spital dhe kjo po e vështirëson edhe punën e stafit mjekësor.

“Shpesh herë rastet janë raste që tentojnë shërime ambulatore, ndonjëherë edhe me vetiniciativë dhe e humbin atë kohën më të përshtatshme për trajtimin adekuat të tyre dhe kur vijnë në spital në shumicën e rasteve vijnë me një gjendje shumë të rënduar, kur mundësitë e mjekimit janë shumë më të limituara”, thotë Ahmeti.

Shumica e pacientëve që janë të infektuar me koronavirusin e ri, e kanë të domosdoshme marrjen e oksigjenit. E rastet e rënda kanë nevojë për respiratorë, me çka merren kryesisht anesteziologët.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar, në spitalet rajonale dhe në klinikat e QKUK-së po trajtohen 480 pacientë të konfirmuar me koronavirus. Prej tyre, 13 janë në gjendje më të rënduar dhe janë vendosur në respiratorë.

Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv në QKUK, thotë për Radion Evropa e Lirë qe 20 vjet ka mungesë të anesteziologëve në Kosovë.

“Pacientët e infektuar me virusin Sars-Cov-2, (vj. koronavirusi i ri) kanë nevojë për mbështetje respiratore. Anesteziologu është profesionisti më i thirrur për t’i mbajtur rrugën respiratore, anesteziologu është i thirrur të intubojë pacientët dhe t’i fusë në ventilatorë dhe respiratorë. Profesionistët e tjerë nuk janë të thirrur për këtë punë dhe nuk e dinë këtë punë”, thotë Baftiu.

Në pesë vjetët e fundit, sipas Baftiut, nuk është ndarë asnjë specializim për anesteziologë.

“Mungesë të respiratorëve nuk ka, por ka mungesë të njerëzve, ka mungesë të stafit të anesteziologëve. Ne mund të blejmë respiratorë sa të duam, por nuk mund të prodhojmë anesteziologë brenda pesë vjetëve”, thotë Baftiu.

Nga data 29 korrik e deri më 8 gusht, në Kosovë kanë vdekur 138 pacientë me COVID-19. Ky numër i viktimave është shumë më i madh se në vendet tjera të rajonit.

Nga 29 korriku deri më 8 gusht, në Shqipëri kanë vdekur 44 pacientë. Numër pak më i madh i viktimave është shënuar në Bosnje e Hercegovinë. Nga 29 korriku deri më 8 gusht, atje kanë vdekur 88 pacientë.

Ndërkaq, në Serbi kanë vdekur 81 pacientë, kurse në Mali të Zi është shënuar numër i vogël i viktimave. Në këtë vend fqinj kanë vdekur 14 pacientë, që ishin të infektuar me koronavirus.

Në Maqedoni të Veriut nga data 29 korrik e deri më 8 gusht, kanë vdekur 47 pacientë nga koronavirusi. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori